Politikë

“Nuk transmetojnë investimet e qeverisë”, Rama: Krenar që nuk ka media pro qeveritare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:22 - 19/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama shprehet nga Gjirokastër se është krenar që sipas tij, në vendin tonë nuk ka asnjë media pro qeveritare.

Rama tha se mediat nuk transmetojnë investimet e qeverisë, por problemet e qytetarëve, po mungesën e tregjeve për produktet.

“Jam krenar që sot nuk ka asnjë ekran pro qeveritar. Ndonjë tek-tuk, po edhe ai nuk është qeveritar. Keni parë ju ndonjë gjë nga Gjirokastër për investime, keni parë ndonjë kanal që nxjerr ujë të zi dhe keni parë lajme që njërit i ra në një tjegull e është në spital jashtë rrezikut për jetën. Nxjerrin ata në Korçë që hedhin mollët, por keni parë ata në Dibër që i eksportojnë”,-tha Rama./Opinion.al

Pas