Aktualitet

Nuk ndryshon vlera e tenderit të Unazës


               Publikuar në : 15:51 - 10/06/19 |
el ida

Edhe pse u përfshi në skandalin e falsifikimit të dokumenteve nga kompania “DH Albania” si dhe u kritikua për kostot e larta, Loti i parë i Unazës së Madhe do të ritenderohet me të njëjtin fond limit.

Rishikimi i projektit fillestar, ku në thelb mbikalimi u zëvendësua me nënkalim, fondi limit i vënë në dispozicion për kompanitë e interesuara do të jetë 2.69 mld lekë me TVSH.

Nga ana tjetër, pojekti i ri nuk sjell asnjë ndryshim në drejtim të shpronësimeve, duke qenë se është ruajtur gjurma  e projektit ekzistues.

Ministrja Belinda Balluku tha se tashmë nuk ka asnjë pengesë për rihapjen e garës, ndërsa foli dhe për ecurinë e 2 loteve të tjerë të këtij segmenti./Opinion.al

 

 

Pas