Sport

Ndeshja ndaj Moldavisë, Edi Reja tregon ndryshimet në kombëtare


               Publikuar në : 16:49 - 10/06/19 |
Opi Nion

Tashmë shanset që Shqipëria të kualifikohet në “Euro2020” janë gjithmonë e më të zbehta pasi kombëtarja ka mundur të grumbulloj tre pikë në tre ndeshje.

Pak ditë më parë kuqezinjtë humbën në transfertë ndaj Islandës, ndërkohë këtë të martë përballen me Moldavinë në “Elbasan Arena”.

Një ditë para ndeshjes ndaj Moldavisë, ka folur trajneri i Kombëtares, Edi Reja gjatë një konference për shtyp nga qendra stërvitore e ekipit kuqezi.

Skema 3-5-2- “Unë nuk pashë probleme në këtë repart, por në sulm jam dakord. Duhet të gjejmë zgjidhje për të sulmuar, të çojmë më shumë topa në zonë. Na mungoi finalizimi, ata nuk arritën të bënin më shumë se sa një rast në portë.

Ndryshimet– “Mbrojtja mund të jetë me 3 ose 4. Në mesfushë do të ketë ndryshime dhe në sulm padyshim, pasi ka lodhje. Në fillim duhet të flas me lojtarët dhje pastaj do shihni formacionin. Kemi dhe 24 orë ende për të parë.

Potenciali i skuadrës– I kemi të gjitha mundësitë, na duhen disa mesfushorë të mirë për të kaluar më para. Me Islandën pamë anën e djathtë që ishte shumë mirë, do të shohim dhe pjesët e fushës që munguan./ Opinion.al E.Xh.

Pas