Rajoni

“Nuk ishte mirë mendërisht”, flet ish-partneri i shqiptares që qëlloi grekun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 12/11/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë, të ndodhur ditën e djeshme në Greqi, ku shqiptarja Klodiana Çelo, qëlloi me armë zjarri babain e fëmijës së saj.

Mediat greke raportojnë se okulisti Jorgos Neos, është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi 47-vjeçarja e qëlloi 4 herë në bark.

Deklarime për këtë ngjarje ka dhënë edhe ish-partneri i Klodiana Çelos, i cili ka treguar se prej kohësh ajo nuk ishte mirë mendërisht dhe madje kishte shkuar aq larg sa kishte hedhur në gjyq gjithë të afërmit se kujtonte se kishin punuar kundër saj.

Klodiana është shtruar në spital në mënyrë të pavullnetshme të paktën dy herë. Unë isha partneri i saj dhe një burrë që i qëndrova shumë pranë gjatë periudhës së trajtimit, ndërkohë që mjeku grek kishte kërkuar kujdestarinë e fëmijës. Që atëherë gjendja e saj mendore ka qenë e rënduar. Madje ajo është kthyer kundër meje me dhunë dhe po të njëjtën gjë ka bërë edhe me njerëz të tjerë. Ajo hodhi në gjyq gjithë botën, policinë, babain, nënën e saj, mua, motrën e saj, të gjithë. Ajo mendonte se ne të gjithë kemi punuar së bashku. Kishte një obsesion që kalonte çdo kufi”,-tha ish-partneri i saj.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme, në kryeqytetin grek, ku dëshmitare e ngjarjes ishte edhe vajza e mitur e shqiptares dhe okulistit./Opinion.al

Pas