Aktualitet

Unaza e Tiranës, ARRSH: Si do të devijohet trafiku nesër (HARTA)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:24 - 12/11/21 |
Opi Nion

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga nesër dita e shtunë për 14 ditë do të jenë i bllokuar kalimi nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës. Në një postim në “Facebook” ARRSH bën me dije se trafiku do të devijohet si pasojë e punimeve në Unazën Lindore.

“Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nesër datë 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.  Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut. Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve” njofton ARRSH.

Pas