-Teknologji

“Notificationi misterioz” në celularët Samgung, reagon kompania


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:51 - 20/02/20 |
el ida

Përdoruesit e celularëve Samsung vunë re ditën e sotme në telefonin e tyre një “notification” misterioz, i cili vinte nga aplikacioni Find My Mobile dhe shkruante thjesht “1”.

Menjëherë, përdorues nga e gjithë bota u ankuan për këtë gjë në Twitter, pasi, sipas tyre, i harxhoi baterinë e celularit.

Samsung konfirmoi se bëhet fjalë për një “notification” të dërguar pa dashje gjatë një testimi të brendshëm, i cili sipas tyre nuk ka asnjë ndikim në celular.

“Së fundmi, një “notification” për “Find My Mobile 1” është dërguar në një numër të kufizuar pajisjesh Galaxy. Njoftimi u dërgua pa dashje gjatë një testimi të brendshëm dhe nuk ka asnjë ndikim në celularin tuaj. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin që mund t’i ketë shkaktuar klientëve tanë”, sqaroi Samsung në rrjetet sociale./Opinion.al

Pas