InstaBIZ

Noizy del para Gjykatës, kërkon falje për sherrin me Cozman


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:15 - 17/09/18 |
b.f

Noizy pranon fajin në gjykatë, kërkon falje për sherrin me Cozman

Reperi i njohur i OTR, Rigels Rajku (Noizy), e ka pranuar fajësinë në akuzën e prokurorisë për një konflikt të vitit 2016 në Prishtinë.

Në dëshminë e sotme gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Prishtinës; Noizy tha se ndihet keq për konfiktin në të cilin ai mbeti i plagosur.

“Akuzën e pranoj. E kuptoj shumë mirë. Unë ndihem me të vërtetë fajtor. Nuk e di a do të më pranohet kjo por kërkoj falje, kjo ka ndodhë, ne jemi të rinj dhe ne e kemi falë njëri- tjetrin. Kemi vendosur që të kaluarën ta lëmë prapa. Jemi takuar edhe me familjen e Albertit dhe me familjen time, kemi vendosur që këto t’i lëmë prapa”, tha Rigels Rajku-Noizy para gjykatës.
/Opinion.al

Pas