Aktualitet

Njohja e patentave në Itali, Hasa: Proces i nisur 12 vite më parë nga PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:07 - 18/03/21 |
Opi Nion

PD mundësoi 12 vjet më parë njohjen e patentave shqiptare nga Italia, por ky proces i rëndësishëm u ndërpre gjatë qeverisë së Edi Ramës.” Kështu ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” Endri Hasa.

Ndër të tjera Hasa shkruan se qeveria e kryeministrit Edi Rama e ka zvarritur këtë proces vit pas viti, teksa shkruan gjithashtu se një gënjeshtër e tillë ka ndodhur edhe për negociatat me Bashkimin Europian.

“Me nxjerrjen e patentave të reja në 2017, shqiptarët e humbën të drejtën e fituar që në 2009-ën. Qeveria e Edi Ramës e zvarriti vit pas viti, duke qenë e paaftë të jepte një zgjidhje të shpejtë për diçka kaq të rëndësishme. Mospërditësimi në kohë i marrëveshjes ekzistuese krijoi probleme për emigrantë dhe shqiptarët që udhëtojnë në Itali.

Një qeveri që mashtron vit pas viti, siç bëri edhe me negociatat me BE, dhe nuk do t’ia dijë për njerëzit, duhet larguar me votë. “- vijon Hasa.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë është bërë zyrtare lajmi se patentat të cilat merren në Shqipëri do të jenë të vlefshme edhe në Itali duke bërë të mundur kështu lehtësimin e shumë procedurave për  emigrantët shqiptarë, të cilët jetojnë në këtë shtet.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se çfarë premton e realizon./Opinion.al

Pas