Aktualitet

Kryen ritualin para se të hyjë në xhami,Rama:Erdhi një katolik e rregulloi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:22 - 18/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme restaurimin që po kryhet në Xhaminë së Plumbit në Shkodër, e cila është pjesë e marrëveshjeve mes qeverisë shqiptare dhe Turqisë.

Duket se kryeministri Rama nuk ka harruar pa respektuar edhe ritet para se të futej në xhami, teksa ka hequr atletet në hyrje.

Nuk kanë munguar as batutat ku Rama ka thënë se erdhi një katolik si ai dhe ia rregulloi.

Në fakt ai ka zbuluar edhe shtysën e vërtetë, për të cilën thotë se është bashkëshortja e tij, Linda Rama, gjysma myslimane që ka në shtëpi.

‘’Kjo ishte një kërkesë prej kohësh që unë e kisha bërë për rindërtimin e thellë të disa xhamive, që janë monumente kulture të jashtëzakonshme. Kjo është një nga ato. Më në fund do realizohet. Problematika ka qenë e lidhur me gjithë terrenin. Është gjetur zgjidhje. Besoj do dalë shumë bukur.
Duhet të bëni një zgjidhje edhe për pjesën e oborrit brenda, hapësirës, duhet gjetur një.
Kështu është jeta, erdhi një katolik ja u rregulloi. Në fakt, këtu kam shkel për herë të parë, atëhere kur kemi ardhur për këtë meshën që bëri Dom Simoni tek varrezat. Ishte ai momenti që u angazhuan myslimanë dhe katolikët për të hapur edhe këtë, ishte fantastike fare. Në fakt, që ta dish, shtysa reale është gjysma ime myslimane që kam në shtëpi.
Ajo që është vlera më e madhe e shtuar në këto ndërhyrje, dhe disa për fat të keq nuk duan të kuptojnë, komuniteti është përfituesi kryesor. Është historia pranë gjeneratave të tjera. Ta kenë parasysh që thesarin e trashëgimisë. Përtej besimit të drejtpërdrejtë, feja është kulturë dhe histori.’’- tha Rama./Opinion.al

Pas