Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njihuni me gruan me më shumë fëmijë në histori dhe dyshimet rreth saj

2018/10/22 at 11:48 AM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Njihuni me gruan me më shumë fëmijë në histori dhe dyshimet rreth saj

Kufiri teorik i numrit të fëmijëve që mund të ketë një burrë mund të duket i pafund. Dhe Genghis Khan është një shembull historik popullor.

Sipas një shkrimi të botuar, ai kishte aq shumë fëmijë saqë hulumtimet moderne na tregojnë se pasardhësit e tij sot numërojnë aq shumë njerëz, sa që lirisht do të mund të formonin një qytet, ndoshta edhe më shumë!


Por nëse burrat mund të kenë një numër të madh fëmijësh, cilët janë kufijtë për gratë? Sa fëmijë mund të sjellë në jetë një grua, brenda jetës së saj?

Rekordet Botërore të Guinness-it na tregojnë se “kurorën” për lindjen e më shumë fëmijëve e mban një grua ruse, e cila kishte jetuar gjatë shekullit të 18-të.

Emri i saj nuk dihet saktësisht, por  thuhet se ajo ishte gruaja e një fermeri të quajtur Feodor Vassilyev. Disa burime përmendin emrin e saj, duke supozuar se mund të ketë qenë Valentina.

Pra, znj. Valentina Vassilyev hyri në “procesin e lindjes” 27, nëse të dhënat e kohës janë të sakta.

Ajo lindi 16 grupe binjakësh, shtatë trinjakë dhe katër herë katërnjakë.

Në një përllogaritje, i bie që ajo të ketë sjellë në jetë 69 foshnje, prej të cilëve 67 i mbijetuan, gjë që në vetvete duket e dyshimtë pasi normat e vdekshmërisë foshnjore ishin mjaft të spikatura në të kaluarën.

Por a mund të jetë me të vërtetë e vërtetë që znj. Vassilyev kishte 69 fëmijë?

Ajo që e komplikon historinë dhe e bën atë më të çuditshme është se burri i Valentinas përfundimisht u nda prej saj dhe u martua për herë të dytë.

Epshi i tij mbeti fortë pasi siç bëhet e ditur,  Feodori kishte edhe 18 fëmijë të tjerë me gruan e tij të dytë.

Ky informacion vjen nga Manastiri i Nikolskut, i cili regjistroi lindjet në fshatrat ruse ku jetonte familja Vassilyev.

Manastiri raportoi se, në vitin 1782, Vassilyev ishte babai i 87 fëmijëve me dy gra.

Megjithatë, edhe në shekujt e 18-të dhe 19-të, njerëzit hezitonin të besonin një histori të tillë.

Akademia franceze thuhet se është përpjekur të konfirmojë rastin, duke pyetur përfaqësues të Akademisë Perandorake të Shën Petersburg për numrin e saktë të fëmijëve.

Nga pala ruse erdhi një përgjigje e ftohtë, duke thënë se nuk kishte nevojë për të verifikuar informacionin dhe se fëmijët e çiftit rus ishin siguruar nga qeveria në Moskë.

Zonja Vassilyeva do të kishte lindur regjimentin e saj të pasardhësve në një periudhë kohore prej katër dekadash, midis viteve 1725 dhe 1765.

Mund të spekulojmë se ishte e arritshme duke pasur parasysh se trinjakët ose katërnjakët zakonisht “arrijnë” përpara muajit të nëntë.

Shkencëtari Adam Hadhazy ka bërë një matematikë të përafërt për rastin e znj. Vassilyev.

Duke shkruar për BBC, ai thotë se “… znj. Vassilyev ka qenë shtatzënë për 18 vite të jetës”.

Duhet të ketë qenë një shtëpi shumë e zhurmshme nëse fëmijët ishin madje gjysma e atij numri.

Hadhazy gjithashtu pyet nëse gruaja ruse ishte me të vërtetë pjellore gjatë një periudhe kaq të gjatë kohore.

Sapo një grua mbush 40 vjeç, shanset për të mbetur shtatzënë janë në mënyrë drastike më të ulëta. Deri në fund të dekadës së pestë, është e rrallë të krijosh një fëmijë.

Faqja e internetit e Guinness World Records, e cila e rendit zonjën Vassilyev si “nëna më pjellore” ndonjëherë, thotë gjithashtu se rasti “duhet të merret me një pikë dyshimi”.

Megjithatë, faqja më tej shkruan se “është e mundshme që Znj. Vassilyev mund të ketë pasur një predispozitë gjenetike për hiper-ovulimin. Kjo gjë rrit ndjeshëm mundësinë e binjakëzimit ose të shumëfishtë të fëmijëve”.

Por a është e mundur që një grua të qëndrojë dhe të mbijetojë 27 herë gjatë këtij procesi të komplikuar siç është lindja?

Përderisa është e çuditshme që 67 prej 69 fëmijëve kanë mbijetuar në kohët e vdekshmërisë më të madhe të foshnjave, është gjithashtu e çuditshme që nëna ka mbijetuar përmes shumë lindjeve. Në një kohë kur edhe vdekshmëria e grave gjatë lindjes ishte dukshëm më e lartë se ajo që është sot.

Kur thuhet dhe analizohet gjithçka, duket se nga mospajtimet rreth kësaj çështje, fitojnë ata që supozojnë se të lindësh 69 fëmijë, është shumë pak e besueshme.

Gjithsesi nuk ka prova të caktuara për të thënë se kjo ishte e vërtetë ose jo. Edhe pse askush nuk tha kurrë se nuk është e mundur.

Etiketa: femijehistorinene


Ju sugjerojmë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor
Life Style

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor

3 Korrik, 2026 11:55 am
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Para
Video/Një vajzë i prish konferencën, Rama: Ngelëse!

Video/Një vajzë i prish konferencën, Rama: Ngelëse!

Eurot “mollë sherri”, Roberti quan Zaiminën e Ronelën këngëtare playbacku

Eurot "mollë sherri", Roberti quan Zaiminën e Ronelën këngëtare playbacku

Njihuni me burrin që ka fjetur me 2000 gra, gjithmonë me bekimin e gruas

Njihuni me burrin që ka fjetur me 2000 gra, gjithmonë me bekimin e gruas
















TE FUNDIT

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu ish...

Lexo më shumë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}