Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një natë zhgënjyese për opozitën, dhe për Turqinë!

2018/06/25 at 10:31 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Një natë zhgënjyese për opozitën, dhe për Turqinë!

Presidenti i Turqisë zgjeron bordin dhe merr në dorë pushtete më të mëdha


“Një komb, një flamur, një atdhe dhe një shtet”, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan shpesh herë e mbyll fjalimin e tij kështu në daljet publike, duke u bërë thirrje mbështetësve të thonë edhe ata çdo fjalë. Që nga sot, moto e tij mund të përfshijë edhe një frazë të re: “Një burrë”.

Erdogan dhe partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), plus aleatët e tyre nacionalistë, shënuan një goditje të dyfishtë në zgjedhjet e Turqisë më 24 qershor, një rezultat që i jep forcës së madhe politike kompetenca të reja mbi të gjitha degët e qeverisë.

Në garën presidenciale, Erdogan mundi opozitën kryesore shpresëdhënëse, Muharrem Ince, duke marrë rreth 52.6% të votave krahasuar me 30.7% të Ince. Kjo shfuqizoi nevojën për një raund të dytë të balotazhit. Kandidatët e mbetur të opozitës, një udhëheqës i burgosur kurd, Selahattin Demirtas dhe themeluesi i partisë konservatore Iyi, Meral Aksener, morën respektivisht vetëm 8.4% dhe 7.3% të votave.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Turqi, Erdogan ka fituar zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë. Erdogan ka siguruar “shumicën absolute të votave”, u shpreh kreu i Komisionit, Sadi Güven natën e së hënës, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Sipas komisionit janë numëruar 98% e votave. Me këto zgjedhje përmbyllet edhe procesi i futjes së sistemit presidencial në Turqi. Erdogan është kreu i shtetit, qeverisë dhe partisë në të njëjtën kohë.

Pak orë para daljes publike të kreut të komisionit zgjedhorm Güven, kishte dalë vetë presidenti Erdogan para zgjedhësve. “Sipas të dhënave populli ynë më ka dhënë detyrën e presidentit dhe kreut të qeverisë”, tha Erdogan, duke theksuar se rezultatet nuk ishin për momentin zyrtare.

Tani, me të dyja, presidencën dhe parlamentin në dorë, Erdogan do të përfitojë nga ndryshimet kushtetuese që ai ka kaluar me një referendum të diskutueshëm në 2017 dhe që tani hyjnë në fuqi. Ndryshimet do ta transformojnë Turqinë nga një demokraci parlamentare në një sistem presidencial, duke shfuqizuar postin e kryeministrit, e kështu duke i dhënë Erdogan kontroll të plotë mbi ekzekutivin dhe duke lejuar atë dhe aleatët e tij të paketojnë gjyqësinë me të emëruarit politikë.

Erdogan në fakt mund të zgjidhë gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në Turqi, siç premtoi të bëjë në ditët e fundit të fushatës së tij. Por ka shumë pak arsye për të menduar se ai do të ndalojë kundërshtarët, duke arrestuar me dhjetëra mijëra persona që nga përpjekja e grushtit të vitit 2016, duke zhuritur shtypin dhe duke luftuar kundër vendeve të Perëndimit.

Dështimi i opozitës për të marrë kontrollin e parlamentit hoqi frenimet për Erdogan. “Ai nuk është autoritar sepse është i çmendur, por sepse është racional”, thotë Soner Cagaptay, autor i një libri botuar së fundmi rreth Erdogan./OPINION.AL



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
VideoLajm/ Kushërinjtë Vladi me të njëjtët personazhe kanë sjellë makina edhe herë të tjera

VideoLajm/ Kushërinjtë Vladi me të njëjtët personazhe kanë sjellë makina edhe herë të tjera

VideoLajm/ Kushërinjtë Vladi me të njëjtët personazhe kanë sjellë makina edhe herë të tjera

Gazetarja tregon detaje: Dyshohet se 3.4 milion eurot e sekuestruara janë për një kompani bastesh

VideoLajm/ Pronari i koncesionarit, Ilir Doçi: Unë realizova dokumentacionin, makinat kanë ardhur nga Belgjika

VideoLajm/ Pronari i koncesionarit, Ilir Doçi: Unë realizova dokumentacionin, makinat kanë ardhur nga Belgjika
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}