Aktualitet

“Një lutje për shpirtin e saj”, Jozefina Topalli humb nënën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:13 - 17/02/21 |
Doriana Çepunaj

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka ndarë me miqtë e saj lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së saj.

Krahas një fotoje ku shfaqet me nënën e saj, Topalli shkruan se nisur nga fakti se vendi është në kohë pandemia, ceremonia e varrimit do të jetë krejtësisht private.

“Të dashtun miq e dashamires, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmërojnë me dhimbje humbjen e nënës se dashtun. Ngushëllimi më i mirë për ne do te jete një lutje për shpirtin e saj. Për shkak të situatës, ceremonia e varrimit do të jetë krejtësisht private. Falënderojmë të gjithë dhe ndjejmë afërsinë tuaj në këtë moment dhimbje për familjen tonë”, shkruan Topalli./Opinion.al

Pas