Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nisin bisedimet historike të paqes mes rivalëve afganë

2020/09/12 at 7:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nisin bisedimet historike të paqes mes rivalëve afganë

Shtetet e Bashkuara u kërkuan të shtunën fraksioneve ndërluftuese të Afganistanit të përafrojnë qëndrimet në bisedimet e tyre të para të paqes me qëllimin për të arritur një marrëveshje për ndarjen e pushtetit që do të përshtaste “pikëpamjet e kundërta” e do t’i jepte fund përfundimisht dekadave të tëra gjakderdhjeje në vend.


Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i bëri komentet gjatë një ceremonie të posaçme në Doha të Katarit, e cila shënoi fillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga SHBA, mes delegatëve të grupit kryengritës Taleban dhe qeverisë afgane, të njohura si negociatat ndërafgane.

“Ky është një rast vërtet i rëndësishëm. Afganët më në fund kanë zgjedhur të ulen së bashku e të hartojnë një kurs të ri për vendin. Ky është një moment kur mund të guxohet për të shpresuar”, tha zoti Pompeo.

Ai paralajmëroi që bisedimet ndërafgane “padyshim do të hasin shumë sfida” për shkak të ndarjeve prej dekadash, por palët siç tha ai do të duhet të “bëjnë durim” për të shfrytëzuar mundësinë e shkrimit të një kapitulli tjetër në historinë e Afganistanit.

“Shpresojmë që ky kapitull të jetë ai i pajtimit dhe progresit, jo një tjetër histori lotësh e gjakderdhjeje. Ne ju nxisim të merrni vendime që ju largojnë nga dhuna dhe korrupsioni, drejt paqes dhe prosperitetit”, theksoi zoti Pompeo.

Kryediplomati amerikan vuri në dukje se marrëveshja historike që SHBA-ja nënshkroi me Talebanët më 29 Shkurt, krijoi bazat për fillimin e negociatave të së shtunës mes palëve ndërluftuese në Afganistan. Ndërsa tha se u takonte vetëm afganëve që të përcaktonin një sistem të ardhshëm politik për të qeverisur vendin e tyre, zoti Pompeo shtoi se ai shpresonte që rezultati i bisedimeve të respektojë të drejtat e të gjithë afganëve e të mbrojë përparimin shoqëror të arritur gjatë rreth dy dekadave të fundit. “Ndërsa merrni vendimet tuaja, duhet të keni parasysh se zgjedhjet dhe sjellja juaj do të ndikojë si në përmasën ashtu edhe qëllimin e ndihmës së ardhshme amerikane. Shpresa jonë është që të arrini paqe të qëndrueshme dhe qëllimi ynë është një partneritet i qëndrueshëm”, tha ai.

Gjatë ceremonisë së hapjes udhëheqësi i delegacionit të qeverisë afgane Abdullah Abdullah tha se ekipi i tij ka ardhur në Doha me “vullnetin dhe qëllimin e mirë” për të negociuar me Talebanët për t’i dhënë fund 40 viteve gjakderdhjeje.

“Kemi ardhur për të arritur një paqe dinjitoze e të qendrueshme. Nuk ka asnjë fitues përmes luftës apo mjeteve ushtarake, por nuk do të ketë asnjë humbës nëse kjo krizë zgjidhet duke iu nënshtruar vullnetit të popullit”, tha zoti Abdullah, kryetari i Këshillit të Lartë të Afganistanit për Pajtimin Kombëtar.

Kreu i delegacionit Taleban Mullah Abdul Ghani Baradar u zotua se ekipi negociues i grupit kryengritës do të hynte në dialogun ndërafgan “me sinqeritet të plotë” dhe theksoi nevojën që palët të bëjnë përpara me durim.

“Ne e sigurojmë botën se do të përpiqemi me aftësinë tonë maksimale në mënyrë që negociatat ndërafgane të arrijnë një rezultat të suksesshëm. Ne kërkojmë një Afganistan që është i pavarur, sovran, i bashkuar, i zhvilluar dhe i lirë, një Afganistan me një sistem islamik në të cilin i gjithë populli mund të marrë pjesë pa diskrimim”, tha ai.

Më vonë sekretari amerikan i Shtetit zhvilloi takime të veçanta me zotin Baradar dhe zotin Abdullah, në pranë edhe të ekipeve të tyre negociuese. Bisedimet historike afgane burojnë nga një marrëveshje e arritur mes SHBA-së me grupit Taleban, sipas së cilës të gjitha forcat amerikane dhe të koalicionit duhet të largohen nga vendi deri në mesin e vitit 2021 në këmbim të garancive se kryengritësit do të luftojnë terrorizmit dhe premtimit për një zgjidhje politike mes rivalëve afganë.

Prej nënshkrimit të paktit me Talebanët, SHBA-ja e ka zvogëluar praninë e saj ushtarake në Afganistan në 8,600 trupa nga afërsisht 13 mijë. Por administrata e Presidentit amerikan Donald Trump synon ta zvogëlojë edhe më tej numrin në rreth 4500 deri në nëntor.

Analistët parashikojnë se negociatat ndërafgane do të jenë një proces i stërgjatur dhe e me shumë polemika në vazhdim.

Negociatat e vështira pritet të zhvillohen me dyer të mbyllura. Palët pritet të trajtojnë çështje që lidhen me kushtet e një armëpushimi të përhershëm, të drejtat e grave dhe pakicave dhe çarmatosjen e dhjetëra mijëra luftëtarëve talebanë dhe milicive besnikë ndaj komandantëve të luftës, disa prej tyre të rreshtuar krah qeverisë.

Bisedimet në kryeqytetin e Katarit, Doha do të përfshijnë gjithashtu çështje që lidhen me ndryshimet kushtetuese dhe ndarjen e pushtetit. Po kështu do të trajtohen çështjet në dukje të zakonshme si flamuri dhe emri i vendit, Republika Islamike e Afganistanit, apo Emiratet Islamike të Afganistanit ashtu siç njihej kur talebanët ishin në pushtet.

Mes negociatorëve të caktuar nga qeveria janë dhe katër gra. Ato u zotuan të ruajnë të drejtat e grave në çdo marrëveshje për ndarjen e pushtetit me talebanët e vijës së ashpër. Kjo përfshin të drejtën për të punuar, arsimuar dhe pjesëmarrjen në jetën politike, të gjitha këto të drejta që u janë mohuar grave gjatë sundimit për pesë vjet të Afganistanit nga Talebanët.

Talibanët u rrëzuan nga pushteti në 2001 nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA për shkak se u ishin streha e Osama bin Ladenit, arkitektit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Amerikë.

Asnjë grua nuk është përfshirë në ekipin negociues të Talebanëve, të udhëhequr nga shefi i tyre për Drejtësinë Abdul Hakim. Lëvizja kryengritëse ka thënë se pranon të drejtën e një gruaje për të punuar, për të shkuar në shkollë dhe për të marrë pjesë në jetën politikë, por nuk do të pranonte një grua presidente apo kryegjyqtare./VOA

Etiketa: afganbisedimeDOHA


Ju sugjerojmë

Përplasje dhe arrestime në Turqi pas një karikature të dyshuar për profetin Muhamed
Bota

Përplasje dhe arrestime në Turqi pas një karikature të dyshuar për profetin Muhamed

1 Korrik, 2025 10:06 am
Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë
Aktualitet

Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë

1 Korrik, 2025 9:59 am
Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

1 Korrik, 2025 9:44 am
Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…
Aktualitet

Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…

1 Korrik, 2025 9:35 am
Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
Bota

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

1 Korrik, 2025 9:24 am
Samiti në Shkup, Rama dhe liderë të tjerë do diskutojnë për Planin e Rritjes
Aktualitet

Samiti në Shkup, Rama dhe liderë të tjerë do diskutojnë për Planin e Rritjes

1 Korrik, 2025 9:14 am
Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët
Aktualitet

Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët

1 Korrik, 2025 9:02 am
Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe të nëndrejtorit të SHISH
Bota

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

1 Korrik, 2025 8:39 am
Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore
Bota

Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore

1 Korrik, 2025 8:32 am
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
Aktualitet

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune

1 Korrik, 2025 8:25 am
Para
Berisha: Ja katër “armiqtë” e mi

Mediat greke/ Berisha: Ndikimi i Turqisë në marrëveshjen Shqipëri-Greqi

Liverpooli e nis me fitore sezonin e ri/ Salah, heroi i ndeshjes

Liverpooli e nis me fitore sezonin e ri/ Salah, heroi i ndeshjes

Rriten shifrat në Francë, më shumë se 2 mijë raste në 24 orë

Franca shënon rekord rastesh të reja ditore me koronavirus
















TE FUNDIT

Përplasje dhe arrestime në Turqi pas një karikature të dyshuar për profetin Muhamed

Përplasje dhe arrestime në Turqi pas një karikature të dyshuar për profetin Muhamed
1 Korrik, 2025

Në Stamboll ka pasur përleshje dhe policia që ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë...

Lexo më shumë

Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë

Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë
1 Korrik, 2025

Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike Kokainë, e cila iu jepej shtetasve të tjerë, për...

Lexo më shumë

Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
1 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit...

Lexo më shumë

Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…

Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…
1 Korrik, 2025

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe deputeti britanik, Nigel Farage kanë vazhduar replikat mes njëri-tjetrit lidhur me emigrantët shqiptarë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com