Aktualitet

Nishani për Inceneratorët: Skandal i hajnisë së pa fre të kësaj qeverie


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 20/12/21 |
Opi Nion

Ish-presidenti, Bujar Nishani ka qenë pjesë e protestës së thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Në fjalën e mbajtur Nishani tha se kjo protestë vjen në një moment kritik për historinë e Shqipërisë.

Më tej ai u ndal tek afera për inceneratorët për të cilin tha se është vetëm një pjesë e abuzimeve të qeverisë.

“Kjo protestë vjen në një moment kritik për historinë e Shqipërisë. Pranisë fizike i bashkohen edhe shqiptarët e diasporës. Juve sonte në këtë shesh e këtë betejë që po nisni ju ka bashkuar misioni për të luftuar hajninë dhe tradhtinë bashkë. Prej 8 vitesh qeverisje të këtij regjimi ka punuar për xhepat e saj dhe armiqtë e Shqipërisë. Këto vite korrupsioni e skandalet na kanë imponuar të na i kthejnë ato në kulturën e përditshme. Afera më e fundit e inceneratorëve është vetëm një pjesëz e vogël e masakrës së 8 vite të kësaj qeverie. Kujt mund t’ia rrokë mendja që mund të ndodhin vjedhje të masakrave të tilla në sytë e ligjit, e askush nuk përgjigjet.

Mund të ndodhë në një vend normal që në një ditë të vetme të themelohet kompania private, të regjistrohet në zyrat e shtetit, të futet në garë në tender e ta fitojë atë. Kjo ka ndodhur në skandalet e hajnisë së pa fre të kësaj qeverie. Hajnia e gjen kurajon te frika që ka ndaj ligjit. Historia na ka mësuar që hajnia dhe tradhtia janë bashkë. Shqiptarët janë faktori kryesor i stabilitetit në Ballkan. Ne kurrë nuk kemi qenë kundër bashkëpunimit, ne kurrë nuk kemi qenë kundër bashkëjetesës, ne kurrë s’kemi qenë kundër respektit. Por ne kurrë nuk pranojnë rikthimin e influencës serbe në rajon. Të dashur miq, i ashtuquajturi Ballkani i Hapur është projekti më i mbrapshtë anti-amerikan. Hajnia dhe tradhtia mund të marrin peng një njeri, por kurrë një popull të tërë që është dhe do të mbetet në këmbë.

Së pari dua të shpreh mirënjohjen për demokratët e këtij vendi që i dalë zot shtëpisë së tyre politike, të lirisë, duke e rikthyer në misionin për t’i prirë opozitës shqiptare, ku hajnia s’do të gjej vrimë për t’u futur dhe tradhtia do të përballet me secilin prej jush. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dritë në këtë betejë të madhe”, tha Nishani.

 

 

 

 

 

 

 

Pas