Te Fundit

Nishani: Familja ime u përgjua nga njerëz të shtetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:37 - 20/10/15 |
b.f

TIRANË- Presidenti, Bujar Nishani përsëri mbrëmë në një intervistë televizive atë ç’ka kishte deklaruar pak javë më parë në “Opinion” se jeta e tij private përgjohet. Madje edhe jeta e familjarëve të tij. “Kam fakte dhe dëshmitarë që Presidenti, në aspektin privat familjar, jo institucional, ka qenë nën kontroll dhe përgjimin, bashkë me familjarët e mi”, u shpreh Nishani.

Ai nuk dha fakte mbi personat apo mënyrën se si është përgjuar, pasi do të jenë pjesë e hetimit. I pyetur se kur do të nisë hetimi, Nishani tha: “Kur të
krijohen kushtet të përshtatshme”. Siç e ka thënë edhe në Opinion, Nishani bëri të ditur se përgjimi është kryer nga punonjës të administratës shtetërore, me urdhër nga lart.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas