Sport

Trajnerët, De Biasi në listën italiane të “botërorit”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 20/10/15 |
b.f

 

Gjithmonë me valixhe në dorë. Gjithmonë dhe më të shumtë nëpër botë. Të gatshëm për  të dhënë dhe për të marrë. Një ndër  ta edhe Gianni De Biasi, trajneri italian që e çoi Shqipërinë në Kampionatin Europian Francë 2016. Ky është dedikimi që “Corriere della Sera” u ka bërë 24 trajnerëve italianë nëpër botë midis të cilëve edhe De Biasi, të cilët kanë arritur suksese në vitin 2015 me kombëtaret e tyre. Nga Andrea Giani trajneri i Sllovenisë finalist në Europianin e Volejbollit te Gianni De Biasi trajneri i kombëtares së Shqipërisë kualifikuar në Euro 2016. Emra që renditen krah emblemave si Giovanni Trapatoni dhe Fabio Capello. Për të kaluar te Sergio Scariolo, Ettore Messina, shumëfitues në basket, Beppe Martinelli në çiklizëm. Një listë e gjatë ku shqiptarët nderohen nga De Biasi. Jo pak për një vend të vogël si Shqipëria, që në këtë rast është pjesë e një marketing të tillë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas