Aktualitet

Nis pelegrinazhi në Majën e Tomorrit, Rama njofton hapjen e rrugës së re


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:01 - 21/08/21 |
Opi Nion

Ka nisur prej ditës së djeshme pelegrinazhi i besimtarëve në Malin e Shenjtë të Tomorrit. Festa e Bektashinjve  që organizohet nga 20-25 Gusht mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë zonë duke kryer kurbanin sipas traditës dhe ngjitjen në majën e Malit të Tomorrit.

Data 20 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit,një mal i konsideruar “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.

Ndërkohë përmes një video Kryeministri Rama ka njoftuar edhe hapjen e rrugës së për pelegrinazhin.

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re të pelegrinazhit për në Majën e Shenjtë të Tomorrit, ju uroj një fundjavë të mbarë ”, shkruan kryeministri Rama./Opinion.al

Pas