Kronikë

Drogë në bregun e Drinit, katër persona nën pranga


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:32 - 21/08/21 |
Opi Nion

Katër persona në zonën e Dibrës janë vënë në pranga nga policia për kultivim të bimëve narkotike. Policia njofton se ka kryer kontroll të imtësishëm me dronë dhe me efektivët e saj në bregun e  lumit Drini i Zi, në fshatin Draj Reç, pas informacioneve që kishte se
disa shtetas kishin kultivuar bimë narkotike.

Janë arrestuar shtetasit:

Bujar Tanushi, 35 vjeç;
Edmond Tanushi, 37 vjeç;
Rrahman Tanushi, 27 vjeç;
Fitim Tanushi, 23 vjeç; të gjithë banues në fshatin Zall Reç, Dibër.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike në bregun e lumit Drini i Zi”, njofton policia./Opinion.al

 

Pas