Juristja Sonila Bejtja është kualifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi si kandidate për Gjykatën Kushtetuese.
Gjatë mbledhjes së sotme, KED shqyrtoi kandidaturat e Sonila Bejtjas dhe Eugen Papandiles. Seanca ishte një vazhdim i asaj që kishte nisur më 6 tetor ku u skualifikuan 4 emra që kishin paraqitur kandidaturat e tyre.
Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, anëtarët zëvendësues, përfaqësuesi i Avokatit te Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.
Pas mbledhjes, KED vendosi të kualifikojë vetëm Sonila Bejtjan kurse është skualifikuar Eugen Papandile, sekretari i përgjithshëm e Gjykatës Kushtetuese.
Bejtja do të kandidojë për vendin vakant të shpallur nga Presidenti që më 22 nëntor të 2019, pasi gjyqtari i asojkohe Besnik Muçu shkarkua nga vetingu./ Opinion.al