Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali 1.3 milionë$ në AKBN/ Si u falsifikua firma e kompanisë amerikane

2020/10/09 at 9:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali 1.3 milionë$ në AKBN/ Si u falsifikua firma e kompanisë amerikane

Skema e mashtrimit të një kompanie nafte në vendin tonë ka përfshirë në një skandal edhe Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe për këtë ka patur dijeni edhe ish ministri i Energjiikës, Damian Gjiknuri.


Pas kallëzimit në prokurori nga shoqëria “Albpetrol”, rezultoi se kompania e naftës “Phoenix Petrolium” ka falsifikuar fatura me vlerë 1.3 milionë dollarë për punime të pakryera të cilat janë certifikuar nga zyrtarët e AKBN-së.

Në dosjen hetimore të zbardhur nga “News 24” thuhet se kompania amerikane Black Sëan energy Services i dërgoi email ministrit dhe disa krerëve te institucioneve përgjegjëse duke bërë të ditur se pronarët e“Phoenix” kishin falsifikuar tetë fatura me vlerë 1.3 milionë dollarë, për shërbime që nuk i kishin marrë prej tyre.

“Drejtorja ekzekutive e kompanisë amerikane Eva Peza ka konfirmuar se është në dijeni të situatës me shoqërinë “Phoenix Petroleum”sh.a., faturat e së cilës arrijnë shumën 1.290.000 UD. Kjo shtetase ka konfirmuar se faturat janë të falsifikuara pasi Blac Sëan Energy Services (BSES) nuk ka punuar asnjëherë për këtë shoqëri”, thuhet në dosje.

Zonja Peza sqaron se përfaqësuesit e “Phoenix” kërkuan prej tyre për të bërë tetë vlerësime rezervuarësh dhe plane biznesi, por duke qenë se ata i zvarrisnin gjërat, kompania që ajo përfaqëson nuk iu dha shërbime. Madje, drejtorja ekzekutive ngre dyshime se ata i kopjuan firmën dhe ja përdorën për faturat e falsifikuara.

Për këtë të fundit, Peza ka informuar përmes një emaili të datës 17 maj 2016, ministrin Gjiknuri, por nuk del qartë nëse ky i fundit ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me skandalin.

Nga hetimet e prokurorisë, të nisura pas kallëzimit të bërë nga Drejtori i Albpetrol, rezulton se shoqëria“Phoenix”, nuk ka të regjistruar në kontabilitetin e saj asnjërën nga 8 faturat e listuara dhe as ndonjë faturë tjetër të lëshuar nga shoqëria Black Sëan Energy Services, si dhe nuk ka kryer asnjë transaksion bankar me këtë shoqëri.

“Nga ky fakt rezulton se përfaqësuesit e shoqërisë kanë patur dijeni se ato janë të falsifikuara dhe i kanë përdorur vetëm në marrëdhënie me Albpetrolin dhe AKBN me synimin e qartë për të evituar ekzekutimin e Garancive Bankare të depozituara pranë AKBN”, theksohet në dosje.

Për përfshirje në këtë skemë mashtrimi është firmosur urdhër arrest për ish drejtorin e hidrokarbureve në AKBN, Klodian Gradeci. Ai rezulton të jetë arratisur jashtë vendit, dy ditë pasi gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, duke e thelluar akoma skandalin. Në arrati është edhe biznesmei Isuf Berberi. 3 zyrtarët e tjerë të AKBN-së, dy prej të cilëve janë nën arrest dhe një tjetër në arrest shtëpie u njohën këtë të premte me masat e sigurisë në gjykatë. në burg mbeti biznesmeni I Feniks Petrolium, Naim Kasa dhe dy inspektorë të drejtorisë së Tatimeve./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Bota

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026 3:37 pm
U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
Kronikë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026 3:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet
Kronikë

Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet

18 Qershor, 2026 2:28 pm
“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…
Aktualitet

“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…

18 Qershor, 2026 2:21 pm
Hegseth shpërthen kundër NATO-s: Turp që na mbyllët bazat
Bota

Hegseth shpërthen kundër NATO-s: Turp që na mbyllët bazat

18 Qershor, 2026 2:16 pm
Rama për Reporterët pa Kufij: Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se qeveria
Kryesore

Protesta, Rama: S’e kuptoj pse “flamingot” nuk duan të ndahen nga “sorrat e korbat”

18 Qershor, 2026 1:36 pm
Bido: Unë nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha, s’kanë ku t’më kapin
Politikë

Bido: Unë nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha, s’kanë ku t’më kapin

18 Qershor, 2026 1:33 pm
Seanca vazhdon me tensione, deputetët e PD bllokojnë foltoren
Kryesore

Seanca vazhdon me tensione, deputetët e PD bllokojnë foltoren

18 Qershor, 2026 12:59 pm
Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare
Kronikë

Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

18 Qershor, 2026 12:44 pm
Para
Programi Botëror për Ushqimin fiton çmimin Nobel për Paqen

Programi Botëror për Ushqimin fiton çmimin Nobel për Paqen

Maqedonia e Veriut/ 6 viktima dhe 128 raste të reja me COVID-19

Rekord testimesh ditore në Maqedoninë e Veriut, 386 të infektuar me COVID

Shërbimi i fshehtë gjerman: Anti-semitizmi ‘po rritet ndjeshëm’

Shërbimi i fshehtë gjerman: Anti-semitizmi 'po rritet ndjeshëm'
















TE FUNDIT

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
18 Qershor, 2026

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të enjten (18 qershor), se do të ndalojnë mediat sociale për personat nën 15 vjeç,...

Lexo më shumë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
18 Qershor, 2026

Policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit i cili u zhduk dy javë më parë...

Lexo më shumë

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
18 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se amendamenti i shtuar dje në rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, ku i kërkohet shfuqizimi...

Lexo më shumë

Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet

Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet
18 Qershor, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në Elbasan, ku një autobus me nxënës ka humbur kontrollin dhe është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}