Aktualitet

Rama:Ilir mos e mërzit Elisën,s’ke kujt t’i japësh dekoratën e Skënderbeut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:12 - 09/10/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ka vijuar replikën në distancë me presidentin Meta pasi ky i fundit e quajti “Spiropalist ordiner”.

LEXO EDHE: “Spiropalist ordiner” Meta-Ramës: Dua më shumë Margaritën se Monikën

Në një postim në Twitter, Rama ironizon dekorimet e presidentit duke i thënë të mos e mërzisë Elisën, pasi nuk do të ketë kujt t’i dorëzojë medaljen kur të dekorojë Skënderbeun.

Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!”, shkruan Rama.

Më herët, kryeministri duke folur për presidentin, tha ndër të tjera se ndoshta një ditë Meta do të dekorojë edhe Skënderbeun.

“Është presidenti i parë dhe i fundit i një republike, që jep dekorata për ata që kanë vdekur para se ky të lindtte. Nuk ka, nuk ekziston.”. /Opinion.al

LEXO EDHE – Rama:Heronjve nuk u jepen dekorata, mes Margaritës dhe Monikës ka ndryshim

Pas