Aktualitet

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Sonila Bejtja kualifikohet nga KED


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:02 - 09/10/20 |
Al Do

Juristja Sonila Bejtja është kualifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi si kandidate për Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë mbledhjes së sotme, KED shqyrtoi kandidaturat e Sonila Bejtjas dhe Eugen Papandiles. Seanca ishte një vazhdim i asaj që kishte nisur më 6 tetor ku u skualifikuan 4 emra që kishin paraqitur kandidaturat e tyre.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, anëtarët zëvendësues, përfaqësuesi i Avokatit te Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Pas mbledhjes, KED vendosi të kualifikojë vetëm Sonila Bejtjan kurse është skualifikuar Eugen Papandile, sekretari i përgjithshëm e Gjykatës Kushtetuese.

Bejtja do të kandidojë për vendin vakant të shpallur nga Presidenti që më 22 nëntor të 2019, pasi gjyqtari i asojkohe Besnik Muçu shkarkua nga vetingu./ Opinion.al

Pas