Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga legalizimi i kanabisit te krimet ndaj fëmijëve, Rama: Ja temat e pyetësorit

2021/12/24 at 1:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga legalizimi i kanabisit te krimet ndaj fëmijëve, Rama: Ja temat e pyetësorit

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të premte se do të nisë një nismë për këshillim kombëtar me qytetarët, ku do të pyeten mbi tema të caktuara.


Ai theksoi se disa nga temat për të cilat shqiptarët do të pyeten janë anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe ndarja e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, Ballkani i Hapur, problemi i të punësuarve, krimet e dhunës në familje dhe kundër fëmijëve, legalizimi i kanabisit etj.

“Po bëj një paraqitje të përmbledhur të temave. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i lidhur drejtpërdrejt me një veto të vendosur mbi Maqedoninë e Veriut nga një shtet i tretë. Gjithnjë e më shumë ka një debat brenda vendit, që nuk mund të jetë jashtë vëmendjes së qeverisë. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë duhet të ndahet nga Maqedonia e veriut dhe vendi të vlerësohet për meritat e tij. Ka të tjerë që mendojnë se ne duhet të presim për ruajtjen e këtij kohezioni e në funksion të marrëdhënies shumë të veçantë që kemi me Maqedoninë e Veriut. Ne jemi në një 6 mujor me rëndësi të veçantë, ama duhet t’i drejtojmë shqiptarëve një pyetje. A duhet të vendosemi në pozitën e qartë në raport me të tjerët për të kërkuar që të jemi ndarazi nga Maqedonia e Veriut, edhe pse 6 mujori i parë i vendit që do të futet do të jetë po njësoj.

Ballkani i Hapur, ka njerëz që besojnë se krijimi i Ballkanit të Hapur dhe kjo nismë është gjëja e duhur dhe ka të tjerë që mendojnë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Kemi hedhur një hap të parë për nënat me nevoja ekonomike, me tre fëmijë apo më shumë. A jemi të gatshëm ne të adresojmë më tej çështjen e mbajtjes së nënave edhe kur ato janë të punësuara. Bëhet fjalë për një 2 punësim me kohë të plotë. A është e gatshme shoqëria t’i japë mbështetje? Më tutje kemi çështjen e situatës në të cilën jemi gjendur më së fundmi, krimet ekstreme të dhunës në familje dhe kundër fëmijëve. Duke pasur parasysh se një pjesë e opinionit kërkon ashpërsim ekstrem në dënimin e autorëve përsëritës të krimeve kundër personit, e në të njëjtën kohë kjo përbën një sfidë në raport me standardet e caktuara dhe procesin tonë, që është i lidhur me botën kur jetojmë, e duam nga qytetarët opinionin e tyre.

Një problem tjetër i madh është problem i të punësuarve, që janë viktima të metodave fiktive të pagave. A duhet të angazhohemi që t’i japim një shpërblim të veçantë të atyre që largohen nga puna për hakmarrje. Ne të angazhohemi financiarisht ndaj këtyre njerëzve, apo kjo është një barrë më shumë në shtëpinë e përbashkët dhe duhet adresuar në forma të tjera.

Më tutje kemi situatën ku u gjendëm së fundmi, krimet e dhunës në familje dhe kundër fëmijëve. Duke pasur parasysh se opinioni kërkon ashpërsim  ekstrem në dënimin e autorëve përsëritës të krimeve kundër personit por në të njëjtën kohë kjo përbën ehde një sfidë në raport me standarde të caktuara apo me të gjithë procesin tonë që është i lidhur me botën ku jetojmë ne duam nga qytetarët opinionin e tyre.

Kultivimi dhe përpunimi i kanabisit për qëllime mjekësore, pa legalizuar për qëllime të tjera, është një instrument që shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonominë e tyre. Sot ka njerëz që thonë se Shqipëria, nuk është ende koha për të hyrë në këtë proces. Edhe unë e kam kundërshtuar. Por në këndvështrimin tim, nuk mund të presim më. Por është një vendimmarrje që na duhet më shumë sesa bindja jonë dhe duhet të kapërcejmë përtej kartonit dhe shumicës dhe të marrim një opinion shumë më të gjerë nga të gjithë shqiptarët”, tha Rama.

Etiketa: edi ramatemat e pyetësorit


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Rama denoncon gjyqtaren: Duhet të thërritet nga SPAK, kanë grabitur njerëz

Rama denoncon gjyqtaren: Duhet të thërritet nga SPAK, kanë grabitur njerëz

Rama për situatën në PD:Në Shqipëri s’ka 2 parti,por sistem bravash dhe klithmash

Rama për situatën në PD:Në Shqipëri s'ka 2 parti,por sistem bravash dhe klithmash

Tjetër skandal/Pas pagave, dalin edhe targat e makinave të shqiptarëve

Tjetër skandal/Pas pagave, dalin edhe targat e makinave të shqiptarëve
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}