Aktualitet

Rama për situatën në PD:Në Shqipëri s’ka 2 parti,por sistem bravash dhe klithmash


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:40 - 24/12/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të premte një nismë të re të maxhorancës atë të Këshillimit Kombëtar.

Teksa theksoi se disa nga temat për të cilat shqiptarët do të pyeten janë anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe ndarja e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, Ballkani i Hapur, problemi i të punësuarve, krimet e dhunës në familje dhe kundër fëmijëve, legalizimi i kanabisit etj ai nuk nguroi të shigjetojë edhe opozitën dhe situatën në të cilën ajo ndodhet. Sipas Ramës aktualisht në Shqipëri nuk ka dy parti por një sistem disfunksional bravash dhe shqelmash.

“Ju flisni për dy parti. Sot në Shqipëri aktualisht nuk ka dy parti. Sot ka një sistem komplet disfunksional bravash, klithmash, shqelmash dhe konfuzin publik i përditshëm. Unë nuk kam ndërmend të humbas kohën më këtë sistem. Më kanë besuar mua dhe PS për një mandat të tretë dhe ne do e përdorim këtë mandat për të bërë më të mirën për shtëpinë e përbashkët.
Le të thonë çfarë të duan. Ky është këshillim kombëtar. Kur merr përsipër të këshillohesh me një grup njerëzish nuk pyet se çfarë do thonë të tjerët. I ftoj të gjithë të japin mendimin e tyre, lirisht. Ky nuk është një proces ku do të futemi me parti e do fillojmë kontestimet.
Një parti e vetme nuk bën dot një proces. I vë bravën procesin dhe tjetri nxjerr shqelmin për të thyer bravën. Llogariteni të përfshijmë gjithë dynjanë dhe të fillojmë nga e para. S’ ka më nga këto. Duam të lidhemi drejtpërdrejt me shqiptarët Ky është një proces i ri”, tha Rama./Opinion.al

Pas