Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga ai lisi me vërë, do të kalojnë që të tërë

2017/12/17 at 4:25 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga ai lisi me vërë, do të kalojnë që të tërë

Spartak Ngjela


Shqiptarët kanë hyrë tani në rrjedhën historike që ka një shekull që e kanë kërkuar:
Të gjithë pushtetarët, grabitësit e jetës së tyre, janë nën akuzë, prandaj janë të trembur.

I.
Përse janë trembur këta milionerë?
Se, nuk dinë si të justifikojnë gjënë që u kanë vjedhur shqiptarëve.
Prandaj tani, mbaron tragjedia e shqiptarëve, dhe fillon tragjedia e penalizimit të grabitësve.
Janë shqiptarët tani që; tragjedinë e vjedhësve të tyre, do ta përjetojnë si komedi.

Pse, a nuk është komedi fakti që Berisha dhe Luloja po iu bëjnë thirrje të vjedhurëve që të ngrihen për të mbrojtur vjedhësit e tyre?
Pse, a nuk e kuptoni që po thonë se Amerika kërkon të na marrë Prokurorin? Por, kanë Frikë dhe thonë: Rama.
Jo or Sali, jo – prokurorin nesër ta merr Amerika, se Rama me ty është.
Kur të kap halli, çdo mendjelehtësi të justifikohet.

Il.
Do të penalizohen të gjithë. Por më e kapshme është që kanë frikë nga Amerika dhe godasin ambasadorin. Frikë tipike e provincës orientale. Janë të kapur me fakte, prandaj…

Janë në hallin më të madh historik se do të paguajnë haqet e të gjithë paraardhësve të tyre grabitës, në njëqind vjet histori politike të Shqipërisë.

Të gjithë ata që e humbën toruan dhe goditën ambasadorin Donald Lu, kuptohet se janë më të kapurit, dhe sigurisht që janë edhe të parët që do të hetohen.

Sapo që të filloi drama e tyre, do shihni që do të ketë një gëzim të madh shoqëror në Shqipëri; dhe, njëherësh, një besim edhe më të lartë dhe adhurim të madh ndaj Amerikës.
Prandaj janë ngritur kundër ambasadorit, që të gënjejnë sa të munden se e gjithë kjo është punë interesash të vogla meskine, dhe jo interes amerikan.
Por eliminimi i vjedhësve sistematikë të shqiptarëve është interes i madh amerikan dhe i të gjithë Perëndimit demokratik.!

lll.
Po Uashingtoni, kështu do rrijë, duke e parë në heshtje banditizmi shqiptar ?

Të gjithë këta të korruptuar janë naivë: po sikur të flasë nesër Uashingtoni? Çfarë i mbetet Saliut dhe atyre që nuk e ruajtën dot qetësinë?
Do tallen shqiptarët më ta.

Po Rama dhe maxhoranca?
Janë më të nënshtruar ose të trembur, por Rama si pafille që është mendon vërtet se Saliu ka forcë të ndalojë Reformën. Se, siç duket, ky derëzi e punëzi nuk e di ende se çfarë i ka nxjerrë Brian Yee Saliut kur e flaku si një rreckë nga Çadra e revolucionit dhe e futi në Parlament.

E pra, po sikur të flasë Uashingtoni konkretisht e me fakte kundër revolucionit të Lulzimit?
Jo sikur. Sigurisht që do të flasë.
Por çdo të ndodhë?
Të shohim se çdo të pjellë Saliu.

Iu kujtohet kur tha për Bill Klintonit në vitin 1997 se po drejtohet nga lobi grek në Amerikë kundër Saliut?
Qesharake. Ku pyeti Klintoni; e hodhi si një rreckë në koshin e rrëzimit.
Po tani?
Sigurisht që e njëjta gjë do të ndodhë. Por tani ama, Uashingtoni ka në dorë Reformën në Drejtësi.

Nuk shpëton dot asnjë i korruptuar. “Nga ai lisi me vërë, do të kalojnë që të tërë”. Edhe pse duket që, nga frika, të gjithë janë bashkuar.

Asnjë nuk ka më të ardhme, shqiptarët mezi po e presin që me forcën amerikane, në marsin që vjen të fillojë punë qeveria antikorrupsion.

Në fakt, kjo i ka trembur kaq shumë hordhitë korruptive të Shqipërisë… Edhe Ramën, edhe Berishën… edhe ministrat e veçantë që ulërijnë në jerm. Ca prej tyre do t’i shihni pas ca ditësh…

Por frika nuk të çon asnjëherë në arsyetim, ashtu sikur rëndom të çon në luftë.
Por këta batakçinj nuk kanë më asnjë lloj force.

Etiketa: amerikakryeprokurorilulzim bashasaliuspartak ngjelavetingu


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
India ndalon reklamimin e prezervativëve në televizor gjatë paradites

India ndalon reklamimin e prezervativëve në televizor gjatë paradites

Më e dobët se kurrë, Tuna i habit të gjithë me foton e fundit

Më e dobët se kurrë, Tuna i habit të gjithë me foton e fundit

Protesta e nesërme, Basha mbledh aleatët në 17:30

Protesta e nesërme, Basha mbledh aleatët në 17:30
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com