Bota

Nëse Kievi sulmon Krimenë? Medvedev: Do marrë përgjigje si të jetë fundi i botës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:39 - 17/07/22 |
el ida

Nëse forcat e Kievit do të sulmonin Krimenë, Ukraina do të merrte nga Rusia një përgjigje të tipit të “fundit  të botës, të cilën nuk mund ta shmangte në asnjë mënyrë”.

Kështu ka thënë ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, cituar nga agjencia Interfax.

Medvedev, nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shtoi se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë dhe përpjekjet e Kievit “për të rezistuar deri në ukrainasin e fundit do të çojnë në kolapsin e regjimit aktual politik” në Kiev.

Medvedev shtoi se refuzimi i vendeve të NATO-s dhe Ukrainës për të njohur Krimenë si territor rus përbën “një kërcënim sistemik” për Moskën, i cili mund të çojë në një konfrontim të drejtpërdrejtë” në Ukrainë – shtoi Medvedev.

“Nëse një tjetër nacionalist i çmendur ose një personazh i dobët i humorit bëhet kreu i shtetit në Ukrainë atëherë duhet të presim një konflikt, deri në një sulm”, u shpreh ai./Opinion.al

Pas