Aktualitet

Nën hetim drejtoresha e arsimit,paguante 25-vjeçarin si drejtor shkolle…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 11/09/20 |
Opi Nion

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për 25-vjeçarin A. D., banues në Selishtë, Dibër, ish-drejtor në shkollën 9-vjeçare Selishtë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Po ashtu, është proceduar B. D., 39 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër, me detyrë drejtore në Zyrën Vendore Arsimore Peshkopi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Procedimi penal ndaj shtetasve të lartpërmendur ka filluar pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja B. D. ka paguar shtetasin A. D., gjatë periudhës që ai nuk ka qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas verifikimeve të kryera shtetasi A. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019 dhe ka përfituar paga në mënyrë të padrejtë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas