Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit në protestë: Na mashtruan përsëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 11/09/20 |
Opi Nion

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë përsëri në protestë ditën e sotme. Naftëtarëve iu premtua se në fund të kësaj jave do të merrnin pagat e prapambetura, por në llogaritë e tyre nuk ka kaluar asnjë qindarkë dhe nuk morën asnjë shpjegim.

Naftëtarët janë shprehur se do të vijojnë protestën dhe javën e ardhshme pasi administratorët i gënjyen. Kreu i Sindikatës Sokol Dauti dhe naftëtarët u shpreh se protesta do të përshkallëzohet deri në mësymje dhe zaptim të uzinës.

Por ky nuk është problemi i vetëm. Ata kanë filluar firmosjen e kontratave individuale, por sipas tyre ka një problem, pasi administrata nuk u ka dhënë një kopje. Kjo ka bërë që naftëtarët t’i druhen faktit se rafineria mund t’i marrë me kushtet e tyre dhe jo me ato që kanë qenë deri tani. / Opinion.al

Pas