Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat/ Vasili: Antishteti i Ramës lakuriq në sytë e gjithë botës

2019/10/20 at 12:40 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
LSI kundër OSBE-së: Ndërkombëtarët mos thellohen në inkrimimin e tyre

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së ka folur në lidhje me vendimin për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.


Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se Gjermania dhe Macron rrëzuan narkoshtetin, ndërsa shton se kryeministri Edi Rama është humbësi i vetëm dhe pa asnjë alibi në të gjithë ketë proces dështimi për Shqipërinë që vuan izolimin për shkak të tij.

Po ashtu, nënkryetari i LSI-së ka shprehur kritika dhe për diplomatët e huaj në vendin tonë, duke theksuar se; “euroburokratë që flasin për sukseset e një Shqipërie që nuk ekziston dhe qenë të kundërt të fjalëve të tyre”.

Vasili deklaron se Rama është pengesa e vetme që Shqipërisë t’i hapen negociatat me Bashkimin Europian dhe se largimi i kryeministrit është misioni i qytetarëve shqiptarë.

Reagimi

9 kushtet gjermane dhe Makron, që asgjësuan Ramën dhe Eurodiplomacinë kanabiste!!

Gjermania dhe Makron u demonstruan qartësisht komplementarë në qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë për negociatat.

Shqipëria e filloi procesin në nëntor të 2016, me marrjen e rekomandimit të parë historik për hapjen e negociatave.

Kjo ndodhi vetëm falë votimit të reformës në drejtësi me 140 vota dhe falë Ilir Metës, që e realizoi atë.

Shqipërisë në atë kohë iu vendosën pesë kushte për t’u përmbushur në mënyrë që t’i hapej rruga çeljes së negociatave.

Gjermania duke vendosur 9 kushte, pra duke shtuar goditjen e krimit zgjedhor, votimet e paligjshme të 30 qershorit dhe ngritjen e gjykatave më të larta duke filluar nga Kushtetuesja vulosi kapjen e shtetit, drejtësisë dhe votës së lirë nga Rama.

Pra Gjermania i vuri vulën degradimit dhe jo ecjes përpara të Shqipërisë për shkak të qeverisjes së Edi Ramës.

Është sigurisht tragjikomike të shohësh që euroburokratë të caktuar në BE, që nga njëra anë flisnin me gojën plot për gjoja përmbushje të kërkesave nga Shqipëria nga ana tjetër pranonin 9 kushtet gjermane.

9 kushtet e Gjermanisë ishin prova dërrmuese e dështimit të Ramës, por edhe të Europës burokratike dhe të eurodiplomacisë kanabiste.

Prova më e shëmtuar ishte, kur këta euroburokratë flasin për sukseset e një Shqipërie, që nuk ekziston dhe qenë të kundërt të fjalëve të tyre, është realisht e zhytur në probleme kritike të demokracisë dhe shtetit ligjor, probleme që vetëm shtohen e rëndohen.

Gjermania dhe Makron ishin komplementare dhe të së njëjtës bindjeje, e të të njëjtit qëndrim refuzues ndaj antishtetit të Ramës dhe eurodiplomacisë kanabiste.

Pranimi i raporteve të rreme dhe të akaparuara për Shqipërinë, të hartuara prej euroburokratëve kanabistë do të ishte dëmi më i madh, që mund t’u bëhej shqiptarëve.

Reforma të vërteta, të konsoliduara dhe të qëndrueshme kjo është ajo për të cilën Shqipëria ka nevojë sot më shumë se kurrë, pasi ndodhet në udhëkryqin e saj më të rrezikshëm.

Ndaj është shumë e qartë që s’ka asnjë diferencë mes Gjermanisë dhe Makron.

Makron gjithashtu imponoi, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë euroburokracia diplomatike e kanabisit, që dezinformon dhe u krijon alibi autokratëve, si antivlerë, si antimoral, si një bombë në themelin e principeve të BE dhe arsyeve të ekzistencës së saj.

Zyrtarë europiane, të cilët nga monitorues të rrepte kthehen në eurodiplomatë kanabistë, klientë dhe nëpunës të qeverisë në Shqipëri, nuk u duhen as shqiptarëve as Evropës vetë pasi mund të gërryejnë edhe vetë atë.

Edi Rama është humbësi i vetëm dhe pa asnjë alibi në të gjithë ketë proces dështimi për Shqipërinë që vuan izolimin për shkak të tij.

Edi Rama si armik i integrimit, prej gati një dekade, duke filluar nga turpi i bllokimit të integrimit për tre vite për një kryetar qarku në Fier dhe për më shumë se gjashtë vite duke ngritur narkoshtetin antieuropian, sot mbetet pengesa e vetme për hapjen e negociatave.

Largimi i tij është mision i të gjithë shqiptarëve sepse ai po lë jashtë Europës të gjithë ata pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Gjermania dhe Makron e rrëzuan narkoshtetin, akaparimin eurodiplomatik kanabist.

Ata legjitimuan zemërimin e mijëra e mijëra shqiptarëve, që prej muajsh janë derdhur në sheshet e Shqipërisë dhe 85% e tyre refuzuan votimet e paligjshme komuniste të 30 qershorit.

Antishteti i Ramës është tashmë lakuriq në sytë e të gjithë Europës dhe botës.

Gjermania dhe Makron e bënë të vetën tani u takon shqiptarëve të bëjnë të tyren…/ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
Bota

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

13 Korrik, 2026 4:32 pm
Para
Negociatat/ LSDM: Maqedonia e Veriut ka nevojë për zgjedhje të shpejta

Negociatat/ LSDM: Maqedonia e Veriut ka nevojë për zgjedhje të shpejta

Kukës/ Kulloste bagëtitë, 45-vjeçari sulmohet nga ariu

Kukës/ Kulloste bagëtitë, 45-vjeçari sulmohet nga ariu

Brexit/ Johnson i dërgon letër BE-së pa nënshkrimin e tij

Brexit/ Johnson i dërgon letër BE-së pa nënshkrimin e tij
















TE FUNDIT

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
13 Korrik, 2026

Mbipopullim, mungesë personeli dhe kushte denigruese.  Kjo është panorama në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shënkoll të Lezhës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}