Rajoni

Negociatat/ LSDM: Maqedonia e Veriut ka nevojë për zgjedhje të shpejta


               Publikuar në : 12:59 - 20/10/19 |
Opi Nion

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dështuan që të merrnin një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pas refuzimit të hapjes së negociatave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një konferencë për mediat paraditen e së shtunës, propozoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndërkohë, LSDM-ja në pushtet ripërsërisin se Bashkimi Evropian ka bërë gabim historik në vendimin për mos dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

LSDM-ja thekson se Maqedonia e Veriut ka nevoj për zgjedhje të shpejta dhe të vijojë punën për rrugëtimin e integrimit të vendit.

Padrejtësia e tillë nuk do të luhatë shoqërinë, shtetin, institucionet. Përkundrazi, do të punojmë dyfish më shumë për vlera evropiane, standarde dhe reforma. Ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar dhe të tjerëve që jetojnë në vend nuk do të prishet.Për këtë shkak nevojitet organizim i zgjedhjeve të shpejta parlamentare. Zgjedhje sa më shpejtë që mundet. Zgjedhje ku qytetarët do të marrin vendim se në cilën rrugë do të shkojmë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së./ Opinion.al E.Xh.

Pas