Aktualitet

Në Shqipëri pritet një tjetër valë e Covid, Tomini: Po dominon “Delta”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:43 - 09/08/21 |
Opi Nion

Në Shqipëri pritet një tjetër valë e rritjeve të infektimve. Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, thotë se më të rrezikuara do të jenë grupet e pavaksinuara.

“Parashikohet valë tjetër për shkak se kemi ende individë të pavaksinuar që nuk e kanë kaluar Covid dhe pritet një valë tjetër me tendencë në rritje, por duhet të vijohet me masat”.

Rritja e infektimeve të ditëve të fundit vjen si rezultat i mbizotërimit të varinatit “Delta”. Por sipas autoriteteve edhe pse ka një rritje, situata mbetet e qëndrueshme.

“Aktualisht po ndodh e njëjta gjë, varianti “Delta” po sundon qarkullimin e varianteve të tjera në vend dhe parashikon tendencë në rritje. Është një rritje e qëndrueshme për faktin e ardhjes së emigrantëve, lëvizjes së turizmit dhe prishjes së masave”.

Por a do të ketë edhe në Shqipëri vaksinim të detyruar për grupe të caktuara.

“Popullsia shqiptare nuk krahasohet me Italinë dhe vendet e BE, një element shumë i rëndësishëm qenë përkrahja e popullatës ndaj vaksinimit dhe ka përkrahje për vaksinimin masiv. Deri tani komiteti i vaksinimit nuk ka dhënë rekomandim për vaksinim të detyruar për strukturat publike apo edhe frekuentimin e bareve”.

E pyetur se cilët janë skenaret për rifillimin e shkollës në Shtator, Tomini thotë se janë në diskutime me Ministrinë e Arsimit dhe ende nuk është marrë një vendim final, pasi çdo gjë varet nga situata e Covid./Tv Klan

Pas