Kryesore

“Në këtë sallë jam i vetmi pa një titull shkencor”, Rama: Vetëm një Bachelor kam


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 28/01/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i cili po zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar. Rama bëri të ditur se UBT në bashkëpunim me qeverinë gjermane merr jetë një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologji, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare.

Ndër të tjera ai foli edhe për kualifikimin e tij, ku u shpreh se ai ka vetëm një diplomë “Bachelor”.

Në këtë sallë unë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe asnjë statusi akademik. Një Bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime. Megjithëse Evisi thotë se po të konvertohet me të sotmen i bie të jetë Master. Por kjo fjala Master më është bërë tmerr ku të gjithë shqiptarët janë me Master”,-tha Rama./Opinion.al

Pas