Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në kërkim prej 3 vitesh, nipi i ish-deputetit flet nga arratia

2021/07/06 at 11:22 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Në kërkim prej 3 vitesh, nipi i ish-deputetit flet nga arratia

Samuel Ndoka, djali i Aleksandër Ndokës që u vra më 9 Dhjetor 2017 në Lezhë dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka, ka folur nga arratia për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus.
Aktualisht ai është në kërkim prej 3 vitesh për shitje droge, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të policisë, vepra për të cilat Prokuroria ka kërkuar 18 vite burg ndaj tij.


Në intervistën ekskluzive, Samuel Ndoka mohon përfshirjen në këtë ngjarje dhe thotë se disponon prova që më 15 Qershor 2018 kur dhe është kryer operacioni policor, ai ka qenë në shtëpi.

Spartak Koka: Përse ju jeni aktualisht në kërkim policor që prej vitit 2018? Për cilën arsye?

Samuel Ndoka: Më akuzojnë për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë të një aksioni policor që u bë në aksin Lezhë-Milot. Nuk kanë asnjë provë, përkundrazi disponoj të gjitha provat e mundshme që nuk jam i përfshirë në atë ngjarje fare.

Spartak Koka: Bëhet fjalë për një ngjarje që zhvillohet më 15 Qershor të vitit 2018, rreth 23:54 minuta, sipas Prokurorisë dhe policisë në ambientet e jashtme të një bar-kafe në Milot në rrugën Laç-Lezhë mbërrijnë 5 persona me një makinë me targa të huaja CY189PV dhe njëri prej tyre i kërkon agjentit të infiltruar për t’u prezantuar dhe për të shitur 200 kg kanabis sativa. Njëri prej personave që largohet në tentativën në këtë operacion të infiltruar të policisë, rezulton sipas Prokurorisë që të jeni ju. Për këtë ngjarje janë të akuzuar shumë persona të tjerë. Çfarë lidhje keni ju me këtë ngjarje dhe ç’rol keni patur në këtë histori?

Samuel Ndoka: Unë nuk kam patur asnjë rol. Unë e kam mësuar që jam shpallur person në kërkim nga portalet disa ditë mbrapa më ka dalë emri në portale, në televizor, në media, kudo, që jam i përfshirë në këtë ngjarje.

Spartak Koka: Të akuzuar janë Ramadan Dushaj, e njihni këtë person?

Samuel Ndoka: Për herë të parë në jetën time i kam lexuar emrat te dosja ime dhe në internet.

Spartak Koka: Rezart Cacanin e njihni?

Samuel Ndoka: Nuk e njoh!

Spartak Koka: Fatbardh Gostini?

Samuel Ndoka: Fatbardh Gostini është një çun i lagjes tonë që jemi lindur e rritur me të. E njoh se e kam komshi. Më shumë nuk di.

Spartak Koka: Neritan Saraçin e njihni?

Samuel Ndoka: Nuk e njoh!

Spartak Koka: Ardit Haxhagiqi?

Samuel Ndoka: Nuk e njoh!

Spartak Koka: Gentian Markun e njihni?

Samuel Ndoka: Po, e njoh. Është shok i vëllait.

Spartak Koka: Vilson Nokën?

Samuel Ndoka: Kushëriri.

Spartak Koka: Elis Guri?

Samuel Ndoka: Nuk e njoh!

Spartak Koka: Luan Boci?

Samuel Ndoka: Nuk e njoh!

Spartak Koka: Oltion Nokën?

Samuel Ndoka: Është vëllai i Vilsonit, kushëriri tjetër.

Spartak Koka: Fatjon Marku?

Samuel Ndoka: Dhe ai është vëllai i Gentianit, shok i vëllait tim.

Spartak Koka: Dhe këtu është dhe emri juaj. Ju akuzoheni nga SPAK për 3 vepra penale; prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe për kundërshtim të punonjësve të policisë. Por prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të struktuar kriminal. 18 vite kërkon Prokuroria për ju. Sipas Prokurorisë, është një shenjë gishti që rezulton e juaja nga akti i ekspertimi daktiloskopik krahasues rezulton se gjurma papilare e pasqyruar është formuar nga gishti tregues i dorës së majtë të të pandehurit Samuel Aleksandër Ndoka. Kjo është ajo që ne kemi gjetur në dokumente që përmendet si provë ndaj jush dhe që ju jeni personi i cili jeni larguar dhe personi i pakapur nga policia dhe Forcat e Posaçme Operacionale. Çfarë ju lidh ju me këtë gjurmë gishti në vendin e ngjarjes?

Samuel Ndoka: Unë në vendngjarje nuk kam qenë, disponoj prova, disponoj hard-disk të kamerave që kam qenë te shtëpia në atë moment që ka ndodhur ngjarje, disponoj hyrjen që kam hyrë në shtëpi edhe kur kam dalë pasi ka ndodhur ngjarja, arrestimi në Milot, sepse më kanë marrë në telefon më kanë thënë dil se ka ndodhur diçka për Vilsonin, dhe kam dalë. I kam të gjitha provat, kam numrin e telefonit që mund ta lidhin nëpërmjet qelizave, disponoj çdo numër telefoni të familjarëve të mi që kam pasur përreth që t’i shikojnë.

Spartak Koka: Ti na ke dhënë një numër telefoni që pretendon se e ke patur në përdorim në atë kohë. Ka qenë numri në emrin tuaj?

Samuel Ndoka: Nuk ka qenë në emrin tim, ma ka sjellë një kushëri i imi.

Spartak Koka: Pra këtë numër ke përdorur në atë kohë?

Samuel Ndoka: Këtë numër kam përdorur në atë kohë.

Spartak Koka: Dhe çfarë provon nëpërmjet këtij numri?

Samuel Ndoka: Provoj që në atë moment kam qenë në shtëpi. /tvklan.al

Etiketa: arratiemisioish-deputet


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Kim mbështet deklaratën e Ipeshkve: Kush shet votën ka shitur dinjitetin

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes,Kim:Pavarësisht sa i fuqishëm je...

“Trushpëlarë”, Basha-Braçes: Peshku qelbet nga koka!

Arrestimi i Fatos Tushës, reagon Basha: Mund të jetë një fillim i mbarë

Tender abuziv 24 mln lekë, akuzat ndaj kryebashkiakut të Lushnjës

Tender abuziv 24 mln lekë, akuzat ndaj kryebashkiakut të Lushnjës
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}