Kronikë

Në kërkim për vjedhje, arrestohet 27-vjeçari në Korçë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 04/08/20 |
Opi Nion

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

Policia sqaron se në pranga ka rënë . Ll., banues në Korçë. I riu është dënuar nga Gjykata e Korçës me 8 muaj burg për vjedhje.

Sipas uniformave blu, 27-vjeçari gjatë kohës që ka qenë në kërkim, ka kryer edhe një vjedhje të një banese.

Njoftimi i policisë:

Korçë-Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Ndalohet një​ shtetas i dënuar me 8 muaj burg për vjedhje, i dyshuar si autor edhe i një vjedhje tjetër banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit S. Ll., 27 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 30.12.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu 27-vjeçari,  dyshohet të jetë edhe autor i ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2020, në lagjen nr. 6, ku në banesën e shtetasit T. M., 34 vjeç, ka marrë një sasi prej 700000 lekë. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë./ Opinion.al

Pas