Kronikë

Shpallet në kërkim babai i deputetit, për çfarë akuzohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:07 - 04/08/20 |
Opi Nion

Policia deklaroi mëngjesin e sotëm se ka arrestuar dy persona dhe një tjetër ishte shpallur në kërkim pasi akuzohen për dëmtime në malin e Tomorit.

Personat e arrestuar ishin pjesë e një subjekti që ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të paligjshme. Sipas informacioneve në pranga ka rënë një nga  administratorët e subjektit dhe punëtori.

Ndërkohë, administratori i shpallur në kërkim është identifikuar si Selim Qama. Ky i fundit është babai i deputetit Klajdi Qama.

Deputeti Qama hyri në Kuvendin e Shqipërisë nga listat e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim./ Opinion.al

Pas