Një 46-vjeçar i dënuar në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është vënë në pranga nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Artur Vaqo, 46 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Torinos e ka dënuar Vaqon me 13 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Drejtim i organizatës kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Përdorimi i armëve të zjarrit”./Opinion.al