Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 32-vjeçari me dy identitete


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 09/11/20 |
Opi Nion

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Lezhës.

“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Lezhë është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit shqiptar:Patrick (Edmir) Shyti (Paloka), 32  vjeç, banues në Lezhë”, njofton polica.

Gjykata e Monza-s, në Itali, në maj të vitit 2019, e ka dënuar 32-vjeçarin me 8 vite burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga Kodi Penal italian.

Policia njofton se Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./ Opinion.al

Pas