Politikë

Balla hyn në debatin Rama-Basha: PD drejtohet nga një hetues UÇK-je


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:23 - 09/11/20 |
Al Do

Në debatin “online” të kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Basha ka ndërhyrë së fundi edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në një status në “Facebook”, ai ka akuzuar kreun e opozitës se ka qenë hetues i UÇK-së dhe se ka larguar shqiptarë të Kosovës nga hetimi.

Partia Demokratike e Shqipërisë sot drejtohet nga një hetues i UÇK! Ne e dimë që Lulezim Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë merrte në pyetje komandantët e UÇK. Komandantët e UÇK të mbajnë mend mirë Lulezim edhe pse ti fshiheshe pas maskës dhe largove të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm. Është fakt publik që Lulezim Basha ka larguar shqiptarë të Kosovës si A.P., B.Gj. dhe të tjerë nga hetimi.

Siç shkruan HRW, “Lulezim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”.”, shkruan Balla.

Prej ditës së djeshme kryeministri Rama dhe kreu i demokratëve janë përfshirë në një debat në distancë. Ndonëse Rama i ka kërkuar Bashës sqarime për rolin e tij në hetimin e krimeve të luftës në  Kosovë ndërsa kreu i PD i ka injoruar akuzat duke kërkuar marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pandemisë pasi sipas tij situata është në kolaps. /Opinion.al

Pas