Aktualitet

Prodhohet vaksina e parë kundër COVID-19, ofron 90% mbrojtje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:57 - 09/11/20 |
Opi Nion

Në kohën kur Europa duket se po kalon valën e dytë të pandemisë së koronavirusit vjen një lajm shpresëdhënës. Prodhohet vaksina e parë antiCovid-19 që ofron 90% mbrojtje.

Një analize paraprake tregon se vaksina më e re e Covid-19 mund të parandalojë në 90% infektimin e qytetarëve.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech e kanë përshkruar ditën e sotme si ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin. Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe nuk janë ngritur shqetësime për sigurinë e saj shkruan BBC.

Kompanitë po planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës në fund të muajit.

Vaksina përdor një qasje plotësisht eksperimentale që përfshin injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit për ta trajnuar sistemin imunitar.

Do të duhen dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh, dhe, sipas kompanive farmaceutike, njerëzit do të jenë të mbrojtur një javë pas dozës së dytë.

Vaksina është testuar në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi.

Pfizer beson se do të jetë në gjendje të sigurojë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard deri në fund të vitit 2021.

Kjo vaksinë shihet si mënyra më e mirë për të dalë nga kufizimet që janë vendosur në të gjithë jetën tonë.

Aktualisht, janë dhjetëra vaksina që kanë arritur fazat finale të testimit, por kjo është e para që tregon rezultate./ Opinion.al

Pas