Aktualitet

Basha: Kam dy anëtarë të afërt të familjes të shtruar në spitalet Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 09/11/20 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një komunikim me gazetarët nga selia e PD, ka zbuluar se dy të afërm të tij janë infektuar me COVID-19 dhe aktualisht janë shtruar në spital.

Kryedemokrati thotë se një i afërm i tij është i shtruar tek COVID-1, dhe një tjetër tek COVID-2 ndërsa zbulon një bisedë me një bashkëpunëtor që ka denoncuar se familjarëve të të shtruarve nuk u bëhen tamponët.

“Këto janë shifrat që raportohen, por jo ato reale. Unë kam të afërm të rrethit familjar, një te Infektivi dhe një te Sanatoriumi.

Po flisja me një nga bashkëpunëtorët, që i ka ndërruar jetë një i afërm vetëm tre ditë pasi u shtrua, dhe ka dy familjarët pa tampon. I është dashur rreth 4-5 orë për të negociuar. Kam që në mars që i them shto testimet, dhe i them atë që i thotë OBSH. Krijon një ide me pak testime duke mbajtur në nivele të ulëta infektimet në Shqipëri, por s’gënjen dot për shumë gjatë.

Basha gjithashtu ka ripërsëritur thirrjen drejtuar kryeministrit Edi Rama që të shtojë testimet pasi mungesa e tyre ka sjellë përhapjen e COVID-19 në Shqipëri.

Duhet të rriten testimet. E pafalshme që një familjar të rezultojë pozitiv dhe mos u bëhet tamponi familjarëve të tjerë. Mungesa e testimeve ka sjellë këtë shpërhapje. ”- tha Basha./Opinion.al

Pas