Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në familjen e Florenc Beqirit, flet e ëma: Zemra i rrihte, por mjekët i hoqën oksigjenin

2017/12/24 at 12:48 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Vdekja e Florenc Beqirajt, Meta interesohet për sjelljen sa më parë të trupit

Familja e Florenc Beqirit, 23-vjeçarit që u masakrua në burg dhe ndërroi jetë në Francë, ka hapur dyert e mortit. Nëna e tij, Laureta, ka nisur kujën për djalin e vetëm, që sipas saj shkoi për një jetë më të mirë në Francë, por ia vranë. Ajo nuk pranon versionin e dhënë nga pala franceze për një vetëvrasje të mundshme. Sipas saj, shenjat e dhunës dhe telit në trup janë të dukshme (siç ia ka raportuar i shoqi nga Franca). Familja Beqiri i bën apel shtetit për sjelljen e trupit të djalit. Sipas tyre, ata e kanë të pamundur të përballojnë vetë shpenzimet. Ajo akuzon edhe mjekët që ia vranë të birin, pasi i kanë hequr tubat e oksigjenit që po e mbante atë në jetë. Sipas saj, i shoqi i ka raportuar se i biri e kishte tensionin normal, urinën arrinte ta bënte dhe se djersitej, çka tregon se ka qenë gjallë dhe me shpresa për ta risjellë në jetë.

familja-e-beqirit

Znj. Laureta, si iku në Francë djali juaj, Florenc Beqiri?

Ne kemi 8 vite që kemi ikur për të jetuar në Malin e Zi. Një mike e vajzës time na ka lënë që të jetojmë aty, sepse ajo jeton në Francë. Kush më thërriste për të pastruar shtëpitë në Malin e Zi, unë shkoja. Kam shkuar bashkë me dy vajzat e mia. Unë jam edhe e sëmurë. Djali iku para dy viteve në Francë për të gjetur atje një jetë më të mirë. Ka shkuar për të kërkuar azil. Gjatë kësaj kohe kemi folur me të krejt normalisht. Djalin nuk e pranuan për t’i dhënë statusin e “azilantit” ndaj qëndroi në të zezë atje. Dilte tek një burrë që ishte pronar i një dyqani për të shitur rroba.

Kur ka qenë hera e fundit që keni komunikuar me Florencin dhe çfarë ju tha?

Me 8 dhjetor ka qenë telefonata e fundit që kemi bërë me Florencin. Në atë datë ai ka qenë brenda në burg. Kishte shkuar Policia Franceze tek banesa ku jetonte dhe e ka kapur duke qenë se nuk kishte dokumentacion. Kur kam folur në telefon, më ka thënë se jam në burg pasi më kapi policia. Më tha se priste për t’u kthyer në Shqipëri derisa të bëhej numri i duhur me shqiptarë të tjerë për të mbushur avionin dhe se ishte në pritje që t’u prisnin biletat. Ai nuk na mori më në telefon. Atëherë vajza e telefonoi, por nuk dinte të fliste anglisht, sepse na doli një polic në telefon. Vajza kaloi në telefon një mikun e saj për të folur anglisht. Miku i vajzës i pyeti se çfarë po bëhet me Florenc Beqiraj, a po e sillni në Shqipëri.

Çfarë përgjigje morët nga polici i burgut?

Polici u përgjigj duke thënë se Florenc Beqiri ka vdekur dhe e kemi dërguar në spital. Unë nuk e di se si më ka vdekur djali në burg, sepse e morën të gjallë dhe ma çuan në gradë të fundit, këtë nuk e kuptoj. Për çfarë nuk ma kthyen të gjallë djalin, pse po ma sjellin të vrarë? Kush ia bëri atë punë djalit tim, çfarë bëri djali im?… Pronari i djalit që ka punuar me të është fshehur. Djali im nuk ka as telefonin. Nuk gjendet as pasaporta. Rrobat e Florencit i ka gjetur bashkëshorti në banjë të spitalit, sepse i kishin hedhur aty. Dua ta di përse ma mbytën djalin, pse s’ma sollën këtu të gjallë? Nëse s’ka pasur dokumentacion, ta sillnin në Shqipëri…

E pyetët Florencin, kur ishte në burg, për situatën aty?

Kur ka qenë në burg, më tha se jam mirë, kur e kam telefonuar tek numri i tij. Kishte rreth një muaj që nuk ishte futur në “Facebook”. Atëherë e telefonuam dhe tha mirë jam, por jam në burg. I thashë, çfarë je duke bërë? “Asgjë – tha- këtu, në burg”. Me kë je atje, e pyeta? Tha – jam me gjithfarë njerëzish këtu brenda. E pyeta kur do të kthehesh. “Edhe dy-tre ditë – më tha, – sa të na presin biletën, unë jam për Shqipëri”. Atëherë nuk jam dëgjuar më me të. Pas dy-tre ditësh provova ta telefonoj djalin, doli numri i fikur. Atëherë, mora numrin e policit që na kishte telefonuar, ai tha e keni të vdekur djalin në spital dhe s’na dha më përgjigje, e fiku telefonin.

Sa kohë qëndroi në burg Florenci?

Ka qëndruar rreth një muaj në burg, për shkak se nuk kishte dokumentacion.

Bashkëshorti juaj ka shkuar tek spitali në Francë, çfarë i ka thënë mjekëve?

I ati nuk ka pranuar që t’i hiqet oksigjeni, as nuk ka vendosur firmë. Sapo ka shkuar bashkëshorti në Francë, e kanë marrë në intervistë. Sapo ka dalë jashtë, kanë shkuar mjekët dhe i kanë hequr oksigjenin djalit dhe ai më pas ka dhënë shpirt. Burri i ka kërkuar që oksigjeni të mos hiqet dhe të qëndrojë ashtu edhe për një vit, dy vite apo sado që të kishte zgjatur. Zemra i ka rrahur, sepse e ka parë bashkëshorti, tensionin e ka pasur normal, urinën arrinte ta bënte, por edhe djersitej, çka tregon se ka qenë gjallë.

Kishte shenja dhune, çfarë ju tha bashkëshorti?

Ka qenë i dëmtuar, i çarë te fyti dhe nëpër duar. E ka parë burri telin brenda në mish. Pra ka pasur shenja dhune, teli në trup, por edhe fyti i çarë.

Keni folur më shumë me bashkëshortin?

Me bashkëshortin s’kam folur, sepse edhe ai është shumë keq, sepse ka djalin e vdekur para syve.

Çfarë kërkoni ju?

Unë dua drejtësi. Dua të di përse ma mbytën djalin. Ai shkoi për një jetë më të mirë si gjithë të rinjtë e tjerë. Përse e mbytën, nëse s’ka pasur letra, ta kishin kthyer, përse e vranë. Unë dua të zbardhet e vërteta. Dua të drejtat deri në pikën e fundit.

Kush do e sjellë trupin e Florencit në Shkodër?

Ne s’kemi mundësi që ta sjellim, ndaj i kërkojmë ndihmë shtetit që të na sjellë trupin e djalit. Jemi fukarenj. /Panorama (SHKODER/ SENAD NIKSHIQI)


Etiketa: florenc beqirifrance


Ju sugjerojmë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme
Kronikë

Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

24 Qershor, 2026 2:28 pm
Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti
Kryesore

Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti

24 Qershor, 2026 2:22 pm
Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
Para
Këngëtari i etheve, fyerje dhe sharje kundër Krastës: Zhdukeni nga ekrani

Këngëtari i etheve, fyerje dhe sharje kundër Krastës: Zhdukeni nga ekrani

Florencin e vranë, pse hesht?! Me qindra komente në facebook-un e Kryeministrit

Video live/ “E therën si të ishte bagëti”, protestë qytetare për vdekjen e të riut në Francë

Pozicione të çmenduara dhe të rrezikshme të seksit, ja çfarë këshillon blogerja shqiptare

Pozicione të çmenduara dhe të rrezikshme të seksit, ja çfarë këshillon blogerja shqiptare
















TE FUNDIT

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
24 Qershor, 2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes ka thënë përsëri se IDF nuk do të tërhiqet nga zonat që ka pushtuar në Libanin...

Lexo më shumë

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
24 Qershor, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj të zgjedhur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}