Kryesore

“Në ç’gjuhë të përgjigjem?”/Vuçiç-gazetarit: Shqip! S’di, do më duhet ta mësoj  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:51 - 21/12/21 |
Opi Nion

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka shkëmbyer disa batuta me një gazetar të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa Vuçiç e pyeti se në cilën gjuhë do të kthente përgjigje, gazetari i ka kërkuar presidentit serb të flasi në shqip. Vuçiç iu kthye duke qeshur se shqip nuk di por do t’i duhet ta mësoi.

Gazetari pyeti të 3 liderët në lidhje me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Pyetje: Serbia ka hapur 4 kapitujt. Mali i Zi ka publikuar metodologjinë e re. Maqedonia dhe Shqipëria presin ende për shkak të dështimit të BE që të çelë negociatat. A mendoni se shpejtësitë e ndryshme të integrimit do të kenë efekt në këto nisma kontruktiv?

Vuçiç: Doni t’ju përgjigjem në anglisht apo në serbisht?

Gazetari: Në shqip.

Vuçiç: Për fat të keq nuk flas dot shqip, më duhet ta mësoj. /Opinion.al

Pas