Aktualitet

Ndryshon sërish ora policore, të gjitha masat e reja që hynë në fuqi sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:45 - 01/07/21 |
Opi Nion

Duke filluar nga sot (1 korrik)  të tjera masa lehtësuese hyjnë në fuqi, pas uljes drastike të rasteve të reja me Covid-19.

Ora policore është shtyrë deri në orën 24:00. Baret, restorantet dhe qytetarët mund të funksionojnë dhe lëvizin deri në orën 24:00. Pas kësaj ore deri në 6:00 të mëngjesit është e ndaluar. Ndërkohë, orari për lejimin e muzikës nëpër lokale do të ngelet po i njëjti, ora 22:00.

Po ashtu lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.

Lejohen gjithashtu aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP./Opinion.al

 

Pas