Politikë

Ndryshimet ligjore për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh nesër Kryesinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:07 - 06/06/20 |
el ida

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë Kryesinë e Partisë bashkë me grupin e punës së hartimit të ndryshimeve ligjore të draftit që javës tjetër i kalon Komisionit të Posaçëm.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 11:00.

Kujtojmë se, Këshilli Politik arriti marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Partia Socialiste hoqi dorë nga propozimi për departizimin e administratës zgjedhore, duke rënë dakord për ruajtjen e komisioneve me përfaqësues partiakë sikurse janë aktualisht.

Palët ranë dakord gjithashtu që të ndryshohet mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, duke pranuar që kryetari të zgjidhet me konsensusin e shumicës dhe opozitës, ndërsa nënkryetari të zgjidhet nga opozita.

Po ashtu u ra dakord që votuesit të identifikohen në mënyrë biometrike në të gjithë vendin./Opinion.al

Pas