Rajoni

Koronavirusi, një viktimë dhe 36 raste të reja në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:23 - 06/06/20 |
el ida

Kosova ka regjistruar 36 raste të reja me koronavirus në vend, ndërkaq një pacient me sëmundjen COVID-19, ka ndërruar jetë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se pacienti vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar tetë pacientë, duke e çuar në 884 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Bazuar në të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 1,194 raste me koronavirus, ndërkaq, 31 pacientë kanë vdekur./Opinion.al

Pas