Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet në mjedis kanë zgjeruar përmasat e erozionit në bregdet

2025/02/15 at 7:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet në mjedis kanë zgjeruar përmasat e erozionit në bregdet

Në Shqipëri, ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet në mjedis po shoqërohen me shtimin e erozionit në vijën bregdetare. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, zonat më të rrezikuara nga erozioni bregdetar janë Kune- Vaini në Lezhë dhe grykëderdhja e Lumit Buna në Shkodër.


Ndryshimet e shpejta, të vërejtura vitet e fundit në vijën bregdetare të Shqipërisë, dëshmojnë për ndikimin e thellë të ndryshimeve klimatike, zhvillimeve urbane të parregullta, por edhe pasojave që sjellin ndërhyrjet në mjedis. Sipas ekspertëve të mjedisit, 1/3 e vijës bregdetare të Shqipërisë, prej më shumë se 400 km, rrezikohet nga erozioni.

Në mënyrë të vazhdueshme, deti Adriatik po merr sipërfaqe nga plazhet dhe pyjet, me ndikim në ekosistemet natyrore dhe veprimtarinë ekonomike të komuniteteve lokale në bregdet.

“Erozioni bregdetar nuk është realisht një fenomen i ri. Është realisht problematikë në bregdetin e Adriatikut, duke filluar nga delta e Lumit Buna duke vazhduar në zonën e Kune Vainit dhe në shumë segmente të tjerë bregdetar. Ai sjell dëmtime shumë të mëdha në ekosistemet bregdetare, por, njëherazi, edhe në shumë drejtime të tjera që kane lidhje me natyrën”, thotë profesor Ervis Krymi, Universiteti i Shkodrës.

Një studim i organizatës mjedisore “Eco Albania” veçon faktin se, erozioni në bregdetin e Adriatikut, më së shumti është i pranishëm në sektorë të gjerë të grykëderdhjes së Semanit, në skajin jugor të gjirit të Durrësit (Karpenit), në jug të Gjirit të Lalzit, grykëderdhjen e lumit Mat, në Tale, Kune-Vain të Lezhës, si dhe disa zona në Velipojë.

Kune Vaini është zona më e prekur në Shqipëri nga erozioni bregdetar. Këtu, banorët dhe bizneset vendase kanë ngritur prita me thasë me rërë, në përpjekje për të frenuar vërshimin e mëtejshëm të detit në territor.

Eksperti i mjedisit Jak Gjini, i cili ndjek në vazhdimësi ecurinë e erozionit në vijën bregdetare të Shëngjinit, thotë se në zonën e Kune Vainit, çdo vit erozioni merr 2-3 metër nga bregu ranor.

“ Në mënyrë të veçantë, në periudhën aktuale, zona është mjaft e ekspozuar ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe shpejtësisë me të cilën po ndodhin këto ndikime. Në mënyrë të veçantë, erozioni bregdetar është i tillë që po tejkalon edhe parashikimet e skenarëve për zonën. Mjafton të kujtojmë se, vetëm në pjesën veriore të grykëderdhjes së Lumit Drin, deti avancon deri në 20 metër në vit dhe e gjithë zona goditet nga stuhitë detare dy herë në vit, duke u bërë mjaft frekuente dhe të pranishme për zonën”, thotë ai.

Stuhitë e herëpashershme detare, përgjatë bregdetit të Shëngjinit, të cilat ndodhin nga muaji tetor, deri në marsin e vitit pasues, shoqërohen me erodimin e bregut të detit dhe dëmtimin e brezit pyjor me pisha.

“ Si rezultat, janë prishur balancat natyrore të furnizimit të bregdetit me sedimente të ngurta duke sjellë ndryshime gjeomorfologjike të fuqishme, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në vlerat natyrore të zonës, por edhe aktivitetin social-ekonomik të kësaj zone si në bujqësi, peshkim, turizëm, aktivitete këto që janë mjaft të rëndësishme për zonën”, thotë ai.

Përveçse në vijën bregdetare Kune Vain, erozioni po shfaqet mjaft agresiv edhe në grykëderdhjen e Lumit Buna. Krahasimi i pamjeve satelitore, nga viti 2012 deri në janarin e këtij viti, dëshmojnë për ndryshimet e thella në deltën e Lumit Buna dhe zhdukjen graduale të ishullit të vogël të Franc Jozefit.

“ Është shumë e rëndësishme që këto ekosisteme bregdetare të mirëmenaxhohen, të merren masa për mbrojtjen e tyre, të ruhet gjithnjë e më tepër nga ndërhyrja në shtretërit e lumenjve, marrjen e inerteve. Ndërhyrjet mund të dëmtojnë sedimentet e shumta përgjatë vijës bregdetare. Po ashtu, është e rëndësishme mbjellja e më shumë pemëve, pasi kjo do të ndihmonte që fenomenet negative të erozionit mos të na godasin përgjatë vijës bregdetare”.

Nëse nuk merren masa të shpejta për të frenuar avancimin e mëtejshëm të detit në brendësi të vijës bregdetare të Adriatikut, sipas ekspertëve të mjedisit, pasojat e erozionit do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë në mjedisin natyror, ekonominë dhe jetën e rreth 430 mijë banorëve që jetojnë përgjatë vijës bregdetare, por edhe në ecurinë e mëtejshme të sektorit turistik, si një nga burimet kryesore të ekonomisë së vendit./voa



Ju sugjerojmë

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
Bota

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

20 Qershor, 2026 2:39 pm
Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
Bota

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

20 Qershor, 2026 2:37 pm
“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
Kryesore

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

20 Qershor, 2026 1:21 pm
Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
Kryesore

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

20 Qershor, 2026 1:14 pm
Para
“Udhëtoj, por Blendi Fevziun nuk e kap dot”, moderatori: Është për t’u pasur zili

“Udhëtoj, por Blendi Fevziun nuk e kap dot”, moderatori: Është për t’u pasur zili

SHBA, skanerët e rinj në kufi me Meksikën zbulojnë fentanilin

SHBA, skanerët e rinj në kufi me Meksikën zbulojnë fentanilin

Google heq dorë nga zotimi kundër armëve me inteligjencë artificiale

Google heq dorë nga zotimi kundër armëve me inteligjencë artificiale
















TE FUNDIT

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
20 Qershor, 2026

Nuk ka zgjatur shumë entuziazmi për marrëveshjen fillestare të paqes mes SHBA dhe Iranit, që çoi në rihapjen e ngushticës...

Lexo më shumë

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
20 Qershor, 2026

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 21-të kundër qeverisë....

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
20 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me thirrjet drejtuar diasporës për t’iu bashkuar protestave kundër qeverisë, duke...

Lexo më shumë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
20 Qershor, 2026

Policia e Krujës ka arrestuar 21-vjeçarin Marvin Ferra i cili vodhi më 15 qershor një pikë karburanti në Krastë. Po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}