Bota

Ndotje ekstreme në Indi, mjegull dhe vështirësi në frymëmarrje


               Publikuar në : 15:18 - 13/11/19 |
el ida

India vijon të përballet me ndotje alarmante, ku më i prekur mbetet Nju Dehli. Ky i fundit regjistroi nivele shumë të larta të ndotjes së ajrit, ndërsa në shumë pjesë të qytetit qëndrimi është praktikisht i pamundur.

Autoritetet vlerësojnë se kjo është një situatë emergjence kombëtare, ndërsa Qendra për Matjen e Cilësisë së Ajrit, tha se ndotja e regjistruar ditëve të fundit ishte 5 herë më e lartë se limiti shëndetësor.

Sipas “BBC” pjesa më e madhe e 40 milionë banorëve që jetojnë aty kanë përjetuar probleme të shumta me frymëmarrjen, irritim në sy, madje edhe vështirësi në ecje.

Nju Dehli është zyrtarisht kryeqyteti më i ndotur në botë. Shpesh autoritetet shpallin emergjencë të shëndetit publik, dhe urdhërojnë mbylljen e shkollave dhe parqeve publike si dhe anulimin e mijëra fluturimeve.

Një faktor i madh prapa ndotjes së ajrit në Indi është djegia e maleve në vendet fqinje si dhe tymi i automjeteve, po ashtu erërat, ndërtimet dhe emetimet industriale./Opinion.al

 

Pas