Sport

Ndeshja “All Star”, kush e fitoi trofeun në nder të Kobe Bryant


               Publikuar në : 13:32 - 17/02/20 |
el ida

Skuadra e LeBron James u shpall fituese e ndeshjes “All Star” në basketbollin amerikan me plot 312 pikë të shënuara.

Ekipi mundi skuadrën e Giannis Antetokumpo me rezultatin 157-155 duke fituar trofeun që këtë vit iu kushtua, Kobe Bryant, legjendës që u nda nga jeta së bashku me të bijën dhe shtatë persona të tjerë në aksidentin fatal të 26 janarit.

LeBron dhe të gjithë anëtarët në skuadrën e tij veshën fanellën me numrin 2, atë që mbante pas shpine edhe vajza e ndjerë e Kobe.

Në një superspektakël, ekipi i formuar me në krye, yllin e Lakers, përmbysi avantazhin prej 11 pikësh të kundërshtarëve dhe falë gjuajtjeve të lira të Anthony Davies ja doli në fund të marrë fitoren./Opinion.al

Pas