Aktualitet

Ndërtonin pa leje në Palasë/Arrestohen 11 persona,procedohen 2 specialistë të IMT


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:25 - 29/10/21 |
Opi Nion

11 persona kanë rënë në prangat e policisë dhe është shpallur në kërkim investitori pasi po ndërtonin pa leje 3 objekte në Palasë.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy specialistë të IMT-së.

Bazuar në informacionet e marra se në fshatin Palasë, Dhërmi, po kryheshin ndërtime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e tri objekteve pa leje.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” e kryer në bashkëpunim, i shtetasve: 

F.B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A. S., 32 vjeç, B. Zh., 26 vjeç, M. Zh., 34 vjeç, V. B., 49 vjeç, D. T., 44 vjeç dhe L. T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit V. GJ., 32 vjeç, banues në Himarë, investitori i ndërtimeve.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, të punësuar nga shtetasi V. GJ., po kryenin punime për ndërtimin e tri objekteve, në fshatin Palasë, Himarë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. H., 35 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë specialist pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie.

Vijon puna për kapjen e shtetasit V. Gj. dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore”-njofton policia.

Pas