Aktualitet

Ndërtimet pa leje/ Rama: Keni parë është vetëm fillimin, operacioni në gjithë vendin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 09/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për vendimin e fundit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje,  ka paralajmëruar se do ta ashpërsojë akoma më shumë ligjin.

Ai tha se do të ketë kontrolle të detyruara çdo 45 ditë në mënyrë që ndërtuesit të mos hedhin kate pa leje. Më tej kreu i qeverisë theksoi se operacioni do të shtrihet në të gjithë vendin ndërsa u shpreh se Tirana ka problematikën më të vogël sa i takon ndërtimeve pa lejë.

“Do ta shtrëngojmë akoma më shumë ligjin, do vëmë kontrolle të detyra çdo 45 ditë në mënyrë që katet të mos hidhen dhe pastaj kur shikohet është vonë. Ky do të jetë mësim i mirë për të gjithë ata që do të dalin të implikuar në këtë histori. Por më e rëndësishmja nga të gjitha është që ky është një operacion që do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Tirana ka problematikën më të vogël, ka zona të tjera që kanë problematikë më të madhe në raport me sipërfaqen që kanë.

Nëse ne duam ta çojmë në zero rritjen e volumeve të ndërtimeve pa leje në Tiranë, mund të duket paradoks por e kemi më të lehtë sepse sasi në raport me gjithë pjesën e ndërtuar ligjërisht është e vogël. Kur e nisëm ishte marramendëse. Ka zona të tjera, sidomos në bregdet ku ka goxha punë për të bërë. Ajo që keni parë është vetëm fillimi i një procesi. Populli do marrë pjesën e vet. Është pjesa që i takon si taksa pagues. Është detyra e policisë së shtetit. Ajo që është fatkeqësi, është që janë persona të implikuar dhe me bekim të shefave të komisariateve. Nuk ka asnjë mundësi tjetër në botë”-tha Rama.

Pas